LAJMI I FUNDIT:

“Kemi pak sulmues si Berisha në Bundesliga” – trajneri i Augsburgut e shtynë sulmuesin kosovar drejt përfaqësueses gjermane

“Kemi pak sulmues si Berisha në Bundesliga” – trajneri i Augsburgut e shtynë sulmuesin kosovar drejt përfaqësueses gjermane

Mërgim Berisha është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me Augsburgun në elitën e futbollit gjerman Bundesliga.

Sulmuesi kosovar është i huazuar te skuadra gjermane nga Fenerbahce, teksa është pikë referimi e kësaj skuadre.


24-vjeçari ka realizuar gjashtë gola dhe ka asistuar në katër të tjerë në 16 ndeshje në Bundesliga.

Por ai vazhdon të mos ftohet nga Kombëtarja e Gjermanisë, përkundër se ka shumë zëra në mediat gjermane se një ftesë për të do të vije në mars.

Mërgim Berisha sërish mesazh Gjermanisë, edhe trajner e tij mendon se e meriton një ftesë nga Hansi Flick
Lexo po ashtu Mërgim Berisha sërish mesazh Gjermanisë, edhe trajner e tij mendon se e meriton një ftesë nga Hansi Flick

Trajneri i Augsburgut, Enrico Maassen e ka lavdëruar shumë kosovarin, duke thënë se ka pak si ai në Bundesliga.

“Berisha ka një vlerë të madhe për ne dhe është një futbollist me shumë potencial” ka deklaruar Maassen.

“Unë mendoj se ka pak sulmues qendror më të mirë se Berisha, ai është njëri nga më të mirët në Bundesliga”, u shpreh Maassen.

Kjo deklaratë e Maassen është një mesazh për trajnerin e Kombëtares së Gjermanisë, Hansi Flick për ta ftuar sulmuesin shtatlartë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

Ylli i Barcelonës i hapur për një kalim në Ligën Premier – refuzon ofertat nga Arabia Saudite

La Liga
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Kalo në kategori