LAJMI I FUNDIT:

Mërgim Berisha sërish mesazh Gjermanisë, edhe trajner e tij mendon se e meriton një ftesë nga Hansi Flick

Mërgim Berisha sërish mesazh Gjermanisë, edhe trajner e tij mendon se e meriton një ftesë nga Hansi Flick

Mërgim Berisha po vazhdon me formën e mirë te Augsburgu, ku edhe të premten shënoi në fitoren ndaj Bayer Leverkusen me rezultat 1-0.

Me këtë fitore, e dytë në shtëpi këtë vit, Augsburgu mund të marrë frymë më lirshëm, pasi tani ka 21 pikë nga 19 ndeshje.


“Ne rezistuam, kishim qëndrimin tonë në fushë. Kjo na bëri të veçantë më vonë. Po bëjmë gjëra të mira dhe kemi pasur zhvillim të mirë në këtë periudhë”, ka thënë sulmuesi shqiptar.

Sipas “Kicker”, Berisha po e pret thirrjen nga përzgjedhësi i Gjermanisë, Hansi Flick, i cili nuk e mori me vete në Katar.

“Gjëja e vetme që unë mund të bëj është të jap 100% nga vetja në fushë dhe ta marrë maksimumin nga aty. Ai vendos më pas. Natyrisht se do të isha i lumtur”, ka thënë Berisha.

Fjalë të mira për sulmuesin e Augsburgut, pati edhe trajneri i tij, Enrico Maassen.

“Nuk mendoj se ka ndonjë sulmues 9-sh më të mirë se ai në Gjermani. Mund ta shihni kualitetin që e ka në përfundimin e aksioneve. Me të majtën, me të djathtën, me kokë. Ai është lojtar i jashtëzakonshëm në zonë, që kontribuon edhe në fazën defensive. Ka pasur zhvillim të madh”, ka thënë Maassen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori