Tre asteroide me madhësi të rrokaqiejve po lëvizin drejt Tokës këtë javë, me ekspertët kryesorë të NASA-s që pretendojnë se njëri është sa një stadium futbolli. Këta tre shkëmbinj gjigantë hapësinorë fluturues – të quajtur 2012 DK31, 2006 BE55 dhe 2021 QW – po fluturojnë mbi planet, me njërin që i afrohet planetit në vetëm 3.540 milionë kilometra (2.2 milionë milje).
Asteroidi i parë filloi lëvizjen e tij mbi planetin tonë gjatë së hënës, dhe NASA thotë se mund të shihet akoma edhe sot. Diametri i asteroidit të parë është afro 137 metra, dhe mendohet se është aq i gjerë sa gjatësia e një rrokaqielli me 40 kate.
I dyti filloi t’i afrohej Tokës mbrëmë, dhe është më i afërti i treshes. Ai fluturon çdo katër ose pesë vjet. Dhe asteroidi i tretë do të vijë pranë Tokës të premten. Do të ketë diametër prej rreth 76.2 metrave, duke fluturuar rreth 5.310 milionë kilometra (3.3 milionë milje) mbi planetin, raporton Mirror, transmeton Telegrafi.
Që të tre asteroidet i kanë shqetësuar ekspertët e NASA-s mjaftueshëm për t’i etiketuar si Asteroidë potencialisht të rrezikshëm, që do të thotë se ata mund të shkaktojnë dëme serioze në planetin tonë nëse trajektorja ndryshon në një farë mënyre – edhe pse kjo është tepër e pamundur.
Edhe pse NASA ka hartuar trajektoret dhe përplasjet nuk mendohej të ndodhin të paktën për 200 vitet e ardhshme, çdo lloj lëvizjeje mund të rezultojë në një shteg të ri potencialisht shkatërrues për shkëmbinjtë. Sidoqoftë, Toka mund të goditet nga një numër “i panjohur” asteroidësh të padukshëm në çdo moment, paralajmëroi një ekspert.
Richard Moissl, kreu i mbrojtjes planetare të Agjencisë Evropiane të Hapësirës tha: “Asteroidë me madhësinë e meteorit Chelyabinsk godasin Tokën afërsisht çdo 50 deri në 100 vjet. “Dëmtimet e shkaktuara nga shpërthime ajrore ose ngjarje të ngjashme mund të parandalohen nëse njerëzit informohen për një ndikim të afërt dhe efektet e tij të parashikuara” tha Moissl. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Urdhri për të sulmuar Rafahun do të jepet “shumë shpejt”, paralajmëron Izraeli
Policia izraelite bastis zyrat e Al Jazeera në Jerusalem
Paketa ushtarake amerikane do ta ndihmojë Ukrainën të nisë ofensivë kundër rusëve, njofton këshilltari i sigurisë kombëtare të SHBA-së
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Agjencitë e inteligjencës paralajmërojnë se Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën
Deputetja britanike Alicia Kearns shpërndan videon e intervistës së Vuçiqit që thotë se Tajvani është Kinë
U përplas me veturë në portën e oborrit të Shtëpisë së Bardhë, humb jetën shoferi
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë
Izraeli ia ndalon punën televizionit Al Jazeera
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak