LAJMI I FUNDIT:

Zbardhet shkaku i vdekjes së stjuardesës 24-vjeçare shqiptare pas mbërritjes në Angli

Zbardhet shkaku i vdekjes së stjuardesës 24-vjeçare shqiptare pas mbërritjes në Angli

Ka nisur një hetim për vdekjen e një stjuardese shqiptare, pak pasi avioni ishte ulur në aeroportin Stansted në Angli.

Mediat angleze raportojnë se Greta Dyrmishi, 24 vjeç, ishte pjesë e ekuipazhit të Air Albania.


Një gjykatë në Essex sqaroi se si Dyrmishi po udhëtonte nga Tirana për në Essex më 21 dhjetor, kur humbi ndjenjat papritur.

Ndihma e parë dhe frymëmarrja artificiale nuk e sollën dot në jetë. Dy ambulanca dhe një ekip urgjence iu përgjigjën këtij rasti.

Michelle Brown, mjekja ligjore e zonës, tha se vdekja e Gretës do i nënshtrohet një hetimi të plotë dokumentar.

Mjekja Brown tha: “24-vjeçarja ishte pjesë e ekuipazhit të kabinës në një fluturim nga Shqipëria. Avioni ishte në pistë kur ajo u duk se humbi ndjenjat dhe mori ndihmën e parë bazë”.

“Dhjetë minuta më vonë nuk kishte puls dhe nisi procedura me CPR. Mjekët e trajtuan atë dhe konfirmuan se kishte ndërruar jetë.

Një autopsi pas vdekjes zbuloi se shkaku i vdekjes ishte “Sindroma e Vdekjes së Papritur e të Rriturve”.

“Në kohën e incidentit, ajo ishte në pjesën e përparme, pranë dyerve të një avioni në aeroportin Stansted. Prandaj kjo është e përshtatshme për një hetim dokumentar”.

Kompania Air Albania reagoi thuajse një javë pasi lajmi tragjik u publikua nga mediat angleze. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Kalo në kategori