LAJMI I FUNDIT:

Njëri prej më të mirëve në dy dekadat e fundit – Mentor Zhdrella i jep fund karrierës si futbollist

Njëri prej më të mirëve në dy dekadat e fundit – Mentor Zhdrella i jep fund karrierës si futbollist

Njëri prej lojtarëve më të mirë në futbollin tonë, Mentor Zhdrella, i ka dhënë fund karrierës së tij.

Ai për shumë vite ishte njëri prej futbollistëve më të dalluar të futbollit kosovar, duke fituar trofe me klube dhe individuale.


Zhdrella ka bërë karrierë te 2 Korriku, Hysi, Prishtina, Drita, Feronikeli, Llapi, KEK-u dhe Dukagjini.

Ai ka qenë edhe reprezentues i Kosovës në disa ndeshje.

Ka qenë vet ylli i futbollit që ka njoftuar pensionim përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Ndjej kënaqësi të jashtëzakonshme kur kthej kokën mbrapa dhe shikoj atë çfarë kam bërë në futboll në këto 20 vite të kaluara, ku kam bërë shoqëri fantastike dhe shumë trofe të fituara si dhe suksese individuale të arritura”.

“Jam gjithmonë mirënjohës klubit të 2 Korrikut, aty ku fillova ta jetësoj ëndrrën. Po ashtu e paharruar në memorien time do të mbetet epoka që kam kaluar me Prishtinën, Hysin, Dritën, Feronikelin, Llapin, Dukagjinin e Kekun si dhe kulminacioni i krenarisë që ishte fanella e kombëtares së Kosovës”, përfundoi Zhdrella. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Harry Kane shkruan historinë me Bayernin në Bundesliga që mund të mos përsëritet kurrë

Bundesliga
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori