LAJMI I FUNDIT:

Policia në Gjilan apelon për kujdes në ekspozimin e të dhënave: Është rritur numri i mashtrimeve përmes internetit

Policia në Gjilan apelon për kujdes në ekspozimin e të dhënave: Është rritur numri i mashtrimeve përmes internetit
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale në Gjilan, ka ngre shqetësim rritjen e numrit të mashtrimeve të kryera nëpërmjet internetit përgjatë kohëve të fundit.

Përmes një komunikate për media të enjten, u bë e ditur se janë raportuar së paku tri raste të mashtrimit të kësaj natyre.

“Qytetarët janë mashtruar me shuma të konsiderueshme të parave. Me këtë rast informon qytetarët dhe subjektet private se nga Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, po merren të gjitha masat për parandalimin e rasteve të ngjashme por edhe evidentimin dhe kapjen e autorëve për rastet e ndodhura”, thuhet në njoftim.


Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka apeluar te qytetarët dhe subjektet afariste që të bëjnë kujdes për sa i përket ekspozimit të të dhënave të tyre personale e bankare në mjediset e jetës së përditshme.

“Por, edhe kur merrni kërkesa të ndryshme gjatë periudhës që ndodheni duke kërkuar në internet të mos bini pre nga mashtrimeve të ndryshme të cilët kanë qëllim vjedhjen apo manipulimin e fondeve tuaja nga llogari bankare dhe forma të tjera”.

“Në rast se merrni kërkesa për kryerjen e pagesave në llogari bankare të ndryshme, duhet të verifikoni paraprakisht me mjete të tjera komunikimi nëse llogaria i përket vërtetë personit tek i cili dëshironi të bëhet destinimi”, thuhet tutje.

Po ashtu u kërkohet të bëjnë kujdes edhe gjatë dhënies së kodeve të hyrjes për llogaritë e rrjeteve sociale, postës elektronike si dhe çdo program tjetër i cili mundëson hyrjen nëpërmjet kodeve të sigurisë.

“Duke shpresuar se do të gjejmë mbështetje të plotë nga ana e qytetarëve, mediave por edhe subjekteve private, sugjerojmë të mos neglizhohet asnjë rast i dyshuar apo evidentuar nga ana e juaj, duke u drejtuar në mënyrë të menjëhershme në policinë e Kosovës”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio

Lajme
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person

Kronika e Zezë
McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

McKee: Nuk pres që SHBA-ja të ndryshojë qasje ndaj partnerëve evropianë, përfshirë Kosovën

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Theret me thikë një i mitur në Skenderaj

Kronika e Zezë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Kalo në kategori