LAJMI I FUNDIT:

Foshnjën e lindur nën rrënoja në Siri kanë tentuar ta rrëmbejnë nga spitali – autoritetet e dërgojnë në një lokacion të sigurtë  

Foshnjën e lindur nën rrënoja në Siri kanë tentuar ta rrëmbejnë nga spitali – autoritetet e dërgojnë në një lokacion të sigurtë  

Foshnja e porsalindur siriane nën rrënojat e ndërtesave të shembura, familja e të cilës humbi jetën nga tërmeti shkatërrues, sipas mjekëve të spitalit është vendosur në një vend më të sigurtë.

Zyra e Ministrisë së Shëndetësisë në rajonin e Afrinit, ka ndërmarrë masat parandaluese për ta mbrojtur vajzën Aya nga rrëmbimi i mundshëm apo mashtrimet para se ta adoptojnë raporton BBC.


Të hënën erdhi deri te incidenti në spitalin ku po kujdeseshin për të, në rajonin që është nën kontrollin e rebelëve. Një teknik medicinal me dy burra të armatosur ka rrahur drejtorin e spitalit.

E Ministri i Shëndetësisë, Ahmad Haj Hasan ka demantuar pretendimet që janë shfaqur në rrjetet sociale, se bëhet fjalë për tentim rrëmbimi të vajzës së vogël, transmeton Telegrafi.

Fati i vajzës siriane që përloti botën: Kujdesej për vëllanë e saj nën rrënoja, tani mund të humbë këmbën
Lexo po ashtu Fati i vajzës siriane që përloti botën: Kujdesej për vëllanë e saj nën rrënoja, tani mund të humbë këmbën

“Akuzat për rrëmbim janë të pakuptimta. Është një gjë e brendshme në spital dhe nuk ka lidhje me foshnjën”, tha Haj Hasan për BBC.

Deri më tani, qindra persona janë lajmëruar, dhe kanë shprehur gatishmërinë për ta adoptuar vajzën e vogël, e historia e saj ka bërë xhiron e botës.

Megjithatë, ministria e Shëndetësisë është e vendosur me vazhdimin e procesit të adoptimit.

Aya u soll në jetë nga e ëma pasi tërmeti shkatërrues goditi shtëpinë e saj në qytetin Jindires, ku si pasojë e ëma e saj humbi jetën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Mallkimi i Faraonit: Mitet dhe realiteti i varreve egjiptiane

Afrika
Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Blinken në Tel Aviv: Hamasi duhet të pranojë propozimin për armëpushim

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Ukrainasit sërish sulmojnë me dron një rafineri nafte në Rusi

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori