LAJMI I FUNDIT:

Interi pritet ta kthejë Lukakun te Chelsea në verë

Interi pritet ta kthejë Lukakun te Chelsea në verë
(Foto: Getty)

Romelu Lukaku ka bërë shumë pak për të lënë përshtypje prej se është kthyer te Interi në verë dhe klubi italian pritet ta kthejë të Chelsea në fund të sezonit.

29-vjeçari u ka kushtuar rreth 20 milionë euro Nerazzurrëve (shuma e huazimit plus paga), mirëpo ka pasur probleme me lëndime dhe formë jo të pëlqyeshme duke startuar vetëm në pesë ndeshje të Serie A, ku ka realizuar vetëm një gol (në gusht kundër Lecces).

Siç transmeton Corriere dello Sport, Interi është ende në pritje që belgu ta rikthejë formën duke dashur të shohin paraqitjet dhe golat e tij.


(Foto: Getty)

Megjithatë, siç po qëndrojnë gjërat, zikaltrit do ta lënë të kthehet në Stamford Bridge duke mos dashur të bëjnë një investim tjetër të madh për të marrë shumë pak në shkëmbim.

Në anën tjetër, sipas La Gazzetta dello Sport, nëse ai arrin ta rikthejë formën në muajt në vijim, atëherë Interi mund ta mbajë edhe për një sezon. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

U përball me të dy ekipet, trajneri i Valladolidit tregon dallimin mes Real Madridit dhe Barcelonës

La Liga
Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

Ylli i Real Madridit ‘i shkatërruar’ pasi nuk arriti që të largohej nga klubi këtë verë

La Liga
A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

A ishte afër transferimit tek Barcelona këtë verë? Williams tregon gjithçka

La Liga
Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Luajti vetëm 23 minuta me fanellën e tyre, Como e largon nga ekipi Varanen

Serie A
Juventusi po tenton të largojë dy lojtarët e fundit në Arabi ose Turqi - trajneri Motta nuk i preferon

Juventusi po tenton të largojë dy lojtarët e fundit në Arabi ose Turqi - trajneri Motta nuk i preferon

Serie A
Transferimi 30 milionësh i Real Madridit largohet nga klubi në ditën e fundit të afatit kalimtar

Transferimi 30 milionësh i Real Madridit largohet nga klubi në ditën e fundit të afatit kalimtar

La Liga
Kalo në kategori