Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka arritur sot që të shpëtojë një 3-vjeçare nga rrënojat, nëntë ditë pas tërmetit në Turqi.
Në lidhje me ngjarjen, ka folur anëtari i kësaj shoqate, Ilir Gaxha, i cili tha se në një objekt janë tërhequr disa trupa të pajetë dhe janë vendosur buzë rrugës, ku të gjitha autoritetet turke i kanë konfirmuar viktimat.
Gaxha tha se njëri nga ushtarakët turk e ka hapur patentën e thasëve të trupave të vdekur dhe ka parë lot në sytë e 3-vjeçares.
“Pastaj, ne u angazhuam që t’ia japim ndihmën e parë ku na u bashkëngjit edhe ekipi polak dhe bashkë kemi punuar rreth gjysmë ore që ta mbajmë gjallë”.
“Autoritetet turke e dërguan autoambulancën e cila kur arriti, u shtangën dhe ne i udhëzuam se çka duhet bërë për të vazhduar ndihmën e parë. Arritëm që t’ia kthejmë pulsin dhe me defibilator dhe makinë gjatë gjithë kohës duke punuar e kthyem në jetë”, është shprehur Gaxha në Klan Kosova.
Tutje, Gaxha tha se trupin e 3-vjeçares e lanë të ngrohet në autoambulancë, ndërsa pas kësaj, spitali e konfirmoi se vogëlushja është e gjallë dhe ka gjasa të jetoj.
“i gjithë populli aty që ishte prezent u gëzuan, si ushtarët, si qytetarët e policia, filluan të na përqafonin dhe të dalin në fotografi me ne, duke u mburrur me Kosovën”.
“Na kërkuan flamujt që t’i marrin si kujtim, por edhe emblemat e shoqatës. Ishte një ndjenjë e përshkruar. Ne ishim të fortë gjatë dhënies së ndihmës së parë, por pastaj u emocionuam shumë”, është shprehur Gaxha.
Kujtojmë se numri i viktimave pas tërmetit në Turqi e Siri ka shkuar në mbi 40 mijë, ndërsa ky nuk është rasti i parë kur pjesëtarë të FSK-së e ata nga Shoqata e Kërkim-shpëtimit kanë arritur të gjejnë trupa të gjallë nga rrënojat.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksident i rëndë në Suharekë, dy të vdekur
Regjistrimi i diasporës: Çfarë përfiton Kosova?
Një muaj paraburgim ndaj boshnjakut që dyshohet për krime lufte kundër shqiptarëve në Gjakovë
LDK u vendos “vija të kuqe” të gjitha partive politike për koalicione parazgjedhore
Dobësimi i Euros në Shqipëri shtrenjton paketat turistike
Ekipet e reja për mbledhjen e mbeturinave, Rama njofton se janë sulmuar fizikisht punëtorët në lagjen Dardania
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur