LAJMI I FUNDIT:

BBC kërkon falje që e ngatërruan Beyoncen me aktoren Viola Davis gjatë raportimit të ‘Grammy Awards 2023’

BBC kërkon falje që e ngatërruan Beyoncen me aktoren Viola Davis gjatë raportimit të ‘Grammy Awards 2023’

BBC ka kërkuar falje për shfaqjen e një fotografie të Viola Davis ndërsa raportonte për fitoren rekorde të këngëtares Beyonce në ‘Grammy Awards 2023’.

Gjatë raportimit të edicionit të 65-të të ndarjes së çmimeve ‘Grammy’ nga transmetuesi publik britanik të dielën, ata shfaqën një imazh të vjetër të aktores fituese të çmimit “Oscar” me mbishkrimin: “Nata e madhe e Beyonces”.


BBC po mbulonte ngjarjen vjetore të çmimeve dhe raportoi për rekordin historik të artistes Beyonce, të cilin e arriti falë sukseseve nga albumi i saj më i fundit, “Renaissance”, shkruan DailyMail.

Ndërkohë Viola Davis, 57 vjeçe, arriti statusin EGOT – duke fituar një çmim ‘Emmy’, ‘Grammy’, ‘Oscar’ dhe ‘Tony’ – në ceremonitë e ndarjes së çmimeve.

Përdoruesit e rrjeteve sociale kanë kritikuar gabimin dhe kanë akuzuar organizatën mediatike se nuk ka bërë dallimin mes dy femrave të suksesshme me ngjyrë.

'Grammy Awards' diskriminon Bebe Rexhën, artistja shqiptare nuk fiton çmimin për të cilin ishte nominuar
Lexo po ashtu 'Grammy Awards' diskriminon Bebe Rexhën, artistja shqiptare nuk fiton çmimin për të cilin ishte nominuar

Shikuesit u lajmëruan në Twitter pasi vunë re gabimin, ku njëri publikoi një pamje të gabimit të montazhës, duke shkruar: “Kush do t’i tregojë BBC News-it?”.

“Unë mendoj se është një gabim, por me të gjitha burimet e tyre BBC nuk ka asnjë justifikim për këtë”, u përgjigj një tjetër përdorues i mediave sociale.

Një person tha: “Unë në fakt mendoj se ky është vetëm një rast kur ata shfaqën titullin kryesor në mbulimin televiziv, në thelb etiketa nuk ndryshon pavarësisht se kush është në ekran gjatë gjithë segmentit”.

Ndërsa një përdorues tjetër, i cili postoi foton, tha: ‘Ishte një imazh që ata e shfaqën vazhdimisht, gjë që më shtyu të veproj dhe ta sjell në vëmendjen e BBC-së. Është e qartë se ata kanë bërë një gabim dhe jo për herë të parë”.

Një zëdhënës i BBC tha: “Ne kërkojmë falje për gabimin mbrëmë (të hënën në mëngjes) kur kanalet tona të lajmeve treguan shkurtimisht një fotografi të Viola Davis nga mbrëmja e çmimeve ‘Golden Globes’ të janarit, së bashku me një titull për Beyoncen në ‘Grammy’ ditën e djeshme. Kjo ra nën standardet e zakonshme të BBC-së”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Banorja e Big Brother VIP Albania 3 që po pëlqehet më shumë në Instagram

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Ada Satka - artistja shqiptare që qëndron prapa këngës përfaqësuese të Gjeorgjisë në 'Eurovision 2024'

Magazina
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Kalo në kategori