LAJMI I FUNDIT:

Juventusi eliminon Lazion dhe lë takim me Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Juventusi eliminon Lazion dhe lë takim me Interin në gjysmëfinale të Kupës së Italisë
(Foto: Getty)

Juventusi është kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pas fitores prej 1-0 kundër Lazios në Allianz Stadium.

Nga një rast i mirë për të dyja skuadrat në minutat e para të takimit me Ciro Immobile për mysafirët dhe Filip Kostic për vendasit.

Një harkim i mirë drejt Adrien Rabiot u shfrytëzua nga francezi që goditi me kokë, por topi shkoi në qendër aty ku ishte portieri Luis Maximiano. Në vijim, Felipe Anderson bëri një goditje fantastike nga largësia që shkoi shumë pranë shtyllës.


(Foto: Twitter/JuventusFC)

Rezultati u zhbllokua në minutën e 44-të, kur pas një harkimi nga Kostic, Gleison Bremer kërceu më lartë për ta futur në rrjetë dhe me epërsi minimale për nikoqirët, skuadrat shkuan në pushium.

Moise Kean, i cili u inkuadrua gjatë pjesës së dytë, pati një mundësi shënimi, por goditja e tij ishte e lehtë dhe u ndal nga Maximiano.

Bianconcelestët u përpoqën në mbyllje të sfidës që t’i barazonin shifrat, ndërsa një nga shanset e pati Adam Marusic. Në anën tjetër një mundësi e mirë u krijua për Moise Kean që nuk u shfrytëzua si duhej.

Në gjysmëfinale të Coppa Italia, Juventusi do të përballet me rivalin e përbetuar Inter, i cili në çerekfinale eliminoi Atalantan. /Telegrafi/

https://twitter.com/chiccochiesa/status/1621249313815797761

https://twitter.com/BI_1897/status/1621249382967377925

Në trend Sport

Më shumë
UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e

UEFA ka lëshuar një deklaratë për polemikën e "goditjes së dyfishtë" të Julian Alvarez

Liga e Kampionëve
“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

“Vjedhja e shekullit”, video që tregon se Alvarez nuk e preku topin me të dyja këmbët

Liga e Kampionëve
Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Zbulohet lojtari i parë i Real Madridit që e hetoi goditjen me dy këmbë të penalltisë nga Alvarez

Liga e Kampionëve
“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

“Këto janë rregullat”, Modric i habitur nga komentet e njerëzve për penalltinë e anuluar

Liga e Kampionëve
Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Miratohet projekti i FFK-së, Kosova do t'i zhvillojë ndeshjet në Hajvali në të ardhmen

Përfaqësuesja e Kosovës
Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Real Madridi mendon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin

Ndërkombëtare
Kalo në kategori