Ligji i punës do të jetë ai përmes së cilit do të paguhen orët shtesë të punës, ka deklaruar Ministri i Financave, Punës dhe Transfere, Hekuran Murati.
I ftuar në “Debat Plus’ të RTV Dukagjini, Murati ka thënë se nevoja për ligjin e pagave vjen si rrjedhojë e nevojës së një standardizimi. Sipas koeficientit të ri të prezantuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës, pagat e reja për policët e lartë do të jenë 619 euro, me një rritje prej 227 eurosh.
Për policinë, Murati ka thënë se në koeficientë përfshihen edhe shtesat për rrezikshmërinë.
“Arsyeja pse ka lindur nevoja për një ligj është që të ketë një standardizim. Dmth mund të ketë edhe paga të personave të caktuar nëpër institucione që e kalojnë ndoshta edhe 1000 euro ku pagën bazë mund t’a kenë nën 500 dhe kjo ka ndodhur pikërisht për shkak të mungesës së një standardizimi ku dikush ka marrë shtesa 700 euro, dikush e ka marrë vetëm pagën bazë…domethënë kjo ka ndodhë. Tash sa i përket policisë, koeficientët që janë, ka shtesa të rrezikshmërisë të cilat janë për njësitet që ekspozohen përtej rrezikut normal kurse një pjesë e rrezikshmërisë për policinë që llogaritet, pra që ta kenë, e kanë të përfshirë në page”, ka deklaruar ai.
Mirëpo në ligjin për paga, nuk do të hyjë çështja e pagesave për orët shtesë.
“Orët shtesë paguhen me ligj të punës. Pra nuk kufizohen apo nuk rregullohen me këtë ligj”, ka deklaruar Murati gjersa ka theksuar se, “pagesa e rrezikshmërisë rregullohet tash me akte nënligjore të cilat siç e thash, edhe në konferencë sot edhe në mbledhje të Qeverisë, do të finalizohen brenda kësaj jave. Mirëpo, për rrezikshmërinë që e sjell profesioni si i tillë, pra qoftë i Policisë, zjarrëfikësit apo këto, synimi ka qenë që shtesa e rregullt apo rrezikshmëria të llogaritet në pagën bazë kurse për veprimet, për njësitë që ekspozohen ndaj rreziqeve shtesë por edhe për aksionet që mund të marrë dikush pjesë edhe jashtë detyrës së rregullt, ka shtesa të rrezikshmërisë që do të aplikohen”, ka deklaruar Murati.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë mbledhjes së Qeverisë ka thënë se vlera e koeficientit për vitin 2023 është arritur në 105.
Sipas tij në janar të vitit 2024, i njëjti do të jetë 110.
Deputetët e partive opozitare e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës, ku ishte paraparë të mbahet seanca plenare.
Këtë e kanë bërë në shenje revolte për vlerën e koeficientit të ri të pagave prej 105 eurove, që është votuar të mërkurën në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?