Todd Boehly: Një gjeni në realizimin e transferimeve – apo një biznesmen i pamatur?
Zakonisht janari është muaji kur kryhen disa transferime të mbetura nga vera, një sërë marrëveshjesh që dështojnë, disa prej tyre shkëlqejnë.
Chelsea ka marrë një qasje krejtësisht të re: duke u përpjekur të ndërtojë një projekt afatgjatë në katër javë. Ata kanë blerë për të tashmen, por kryesisht për të ardhmen, dhe janë përpjekur të realizojnë në një afat atë që klubet zakonisht tentojnë ndër vite.
Ata kanë qenë gjithashtu shumë kreativë dhe inovativë – duke rënë dakord për kontrata çuditërisht të gjata për të shtyrë kostot – por është një lojë fati e madh e bazuar në besimin se këta lojtarë të rinj do të rriten në vlerë apo mund të dështojnë.
Ose Chelsea ka ndërtuar me shpejtësi një ekip për të ardhmen dhe do të korrë suksese të jashtëzakonshme, ose ata e kanë vënë në rrezik dhe janë lidhur me marrëveshje potencialisht shkatërruese me lojtarët me kontrata të mëdha dhe të izoluara, të cilët mund të bllokojnë vendet në skuadrat e tyre.
Negociatat për transferin më të madh nga të gjithë, një marrëveshje rekord britanik për të nënshkruar me mesfushorin fitues të Kupës së Botës nga Benfica, Enzo Fernandez, kaloi të gjitha parashikimet, me Chelsean që ra dakord të paguajë 121 milionë euro. Kjo i çoi shpenzimet e tyre në janar në mbi 300 milionë euro. Është një total i jashtëzakonshëm, veçanërisht duke pasur parasysh 300 milionë të tjera të shpenzuara verën e kaluar, pas blerjes së klubit nga Todd Boehly dhe bashkëpronarët e tjerë.
Marrëveshjet për Fernandez dhe Mykhailo Mudryk janë mahnitëse. Dy 22-vjeçarë tarifat e të cilëve janë shumë më të mëdha se numri i ndehsjeve që kanë luajtur. Fernandez ka luajtur vetëm 29 herë për Benfican – shtuar këtu 40 ndeshje për River Platen dhe 14 në huazim te Defensa y Justicia, të dyja në vendlindjen e tij, Argjentinë. Kjo është vetëm 83 ndeshje profesionale – pra 1.5 milion euro për ndeshje që ai ka luajtur. Mudryk bëri vetëm 44 paraqitje për Shakhtar Donetsk dhe 20 të tjera në huazim.
Chelsea po paguan 100 milionë euro për anësorin ukrainas, që barazohet me 1,4 milionë euro për ndeshje. Këto janë shumë para për të rrezikuar potencialin. Marrëveshjet janë të ngjashme me nënshkrimet e 21-vjeçarit Benoit Badiashile për 38 milionë euro nga Monaco dhe 20-vjeçarit Noni Madueke nga PSV Eindhoven për 30 milionë euro.
Ata gjithashtu kanë nënshkruar me 20-vjeçarin David Datro Fofana për 12 milionë euro, 18-vjeçarin Andrey Santos për 12 milionë euro dhe Malo Gusto për 30 milionë euro. Dhe ata kanë dhënë një tarifë të madhe huazimi prej 11 milionë euro për 23-vjeçarin Joao Felix.
Nuk janë vetëm tarifat që janë të jashtëzakonshme, është edhe kohëzgjatja e atyre kontratave. Mudryk, Badiashile dhe Madueke kanë nënshkruar të gjithë për 7 vjet e gjysmë me një opsion për 12 muaj të tjerë; Gusto dhe Fofana kanë marrëveshje gjashtëvjeçare.
Është afati i fundit në të cilën mund të arrihen marrëveshje kaq të gjata – FIFA po ndryshon rregullat në maksimum, duke lejuar pesë vjet për një kontratë. Nuk është një boshllëk, por një investim dhe Chelsea po përfiton nga sistemi. Klubi londinez po paguan një premium për potencialin – duke përfshirë shumë talentë në zhvillim në një afat kalimtar. Por, ata mund ta bëjnë vetëm këtë dhe të paguajnë tarifa të tilla, sepse për qëllime kontabiliste, kostoja mund të shpërndahet në kohëzgjatjen e kontratës.
Pra, me Mudryk, 100 milionë eurot të tij shkojnë me 12 milionë euro në vit. Nëse ai do të kishte nënshkruar një marrëveshje katërvjeçare, do të kishte qenë 24 milionë euro në vit.
Chelsea ka kontraktuar (ata shpresojnë së paku) një pasuri të madhe aktualisht dhe për të ardhmen. Mirëpo, çfarë nëse Mudryk dështon? Chelsea është i përkushtuar për një kontratë të madhe. Dhe lëvizja e tij, duke pasur parasysh madhësinë e asaj marrëveshjeje, mund të mos jetë e lehtë, raporton Daily Telegraph.
Chelsea qartazi po mbështet veten për të identifikuar talentin e duhur dhe duket se kanë pasur një afat shumë më produktiv dhe pozitiv se verën e kaluar kur përfunduan duke bërë disa blerje të nxituara – dhe sollën lojtarë më të vjetër – si Pierre-Emerick Aubameyang dhe Kalidou Koulibaly.
Duke pasur parasysh që Boehly, bashkëpronari i tij Behdad Eghbali dhe grupi i tyre i investitorëve blenë Chelsean për një çmim prej 3.5 miliardë euro, nuk është e çuditshme që ata duan t’i bëjnë gjërat ndryshe dhe janë mjaft të guximshëm, ose mjaft të pamatur, për të qenë kaq parashikues.
Analiza e shpenzimeve në afatin e janarit tregon një anim të qartë ndaj moshave 18 deri në 23 vjeç.
Shpenzimet e tepërta për të rinjtë kanë shkuar në një nivel tjetër. Chelsea sapo i ka dhënë një dimension krejt të ri me rrezik edhe më të madh.
Por gjithashtu, nëse plani i tyre funksionon, do të shpërblehen me trofe dhe me të ardhura edhe më masive. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Zbulohen mundësitë e Kosovës dhe kombëtareve tjera për të kaluar në Ligën B
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Tre lojtarë të Chelseat lidhen me një transferim në janar te Juventusi
Kosova mëson kundërshtarin për promovim në Ligën B të Ligës së Kombeve
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandën në Ligën e Kombeve
Zbulohen kundërshtarët e çerekfinaleve të Ligës së Kombeve
"Kosova kundërshtar i vështirë, por duam të qëndrojmë në Ligën B" - përzgjedhësi i Islandës flet pas shortit
Interi identifikon trashëgimtarin e mundshëm të Calhanoglut
Rodri: Kur të thërret Real Madridi, është një nder
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje