LAJMI I FUNDIT:

Chelsea po e mendon shkarkimin e Potter – ka gjetur zëvendësimin befasues

Chelsea po e mendon shkarkimin e Potter – ka gjetur zëvendësimin befasues

Chelsea thuhet se mund të shkarkojë Graham Potterin ën fund të sezonit, nëse nuk arrin të tregojë suksese.

The Blues kanë shpenzuar nga vera deri më tani në janar mbi 500 milionë euro në transferime dhe Todd Boehly e bashkëpronarët e tjerë presin suksese.


Kështu, anglezi është nën presion, pasi Sun Sport raporton se Blutë kanë gjetur zëvendësuesin e tij.

Kthimi i Jose Mourinhos te Chelsea do të ishte lajm i keq për pesë lojtarë
Lexo po ashtu Kthimi i Jose Mourinhos te Chelsea do të ishte lajm i keq për pesë lojtarë

Bëhet e ditur se Boehly e ka pëlqyer trajnerin e Eintracht Frankfurtit, Oliver Glasner që nga vera e kaluar, para shkarkimit të Thomas Tuchel.

Mirëpo, ai shkoi për Potter dhe i kanë besuar atij këtë projekt, mirëpo mund të mos zgjasë edhe shumë.

Në rast se nuk zgjatë koha e tij, Glasner thuhet se është i gatshëm të shkojë në Stamford Bridge dhe të vazhdojë me planet e pronarëve të Chelseat. /Telegrafi/