LAJMI I FUNDIT:

Interi rikthehet te fitorja, triumfon te Cremonese para derbit ndaj Milanit

Interi rikthehet te fitorja, triumfon te Cremonese para derbit ndaj Milanit

Interi ka fituar me rezultat të ngushtë 2-1 në udhëtim te Cremonese në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të në Serie A.

Ekipi i Simone Inzaghit është rikthyer përsëri te fitorja, duke mposhtur Cremonesen pas humbjes befasuese ndaj Empolit.

Pjesa e parë e ndeshjes u karakterizua me dominim të Interit, por të dyja skuadrat arritën të shënojnë nga një gol.


Përveç kësaj ishin vendasit të parët të cilët gjeten golin me anë të David Okereke, i cili në minutën e 11-të shënoi një supergol nga distanca për 1-0.

Interi arriti të kthehet në lojë në minutën e 21-të me Lautaro Martinez që shënoi nga afërsia pas asistimit të Edin Dzeko për barazimin 1-1.

Në pjesën e dytë, Nerazzurrët përsëri ishin skuadër më e mirë duke krijuar më shumë raste dhe duke shënuar përsëri gol që doli të ishte i fitores.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 65-të me anë të Lautaros, i cili shënoi për 2-1 dhe deri në fund të ndeshjes ky doli të ishte rezultati përfundimtar.

Pas kësaj fitore, Interi ngjitet në pozitën e dytë me 40 pikë, ndërsa Cremonese në vendin e fundit me vetëm tetë pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Nerazzurrët e presin rivalin lokal, Milanin, teksa Cremonese është nikoqir i Lecces. /Telegrafi/

https://twitter.com/samirsynthesis/status/1619401974818144257