LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për incidentin në Leposaviq: Të dyshuarit janë persona me të kaluar kriminale

Policia jep detaje për incidentin në Leposaviq: Të dyshuarit janë persona me të kaluar kriminale
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka dalë me detaje të reja sa i përket incidentit në Bistricë të Leposaviqit, ku ajo ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll.

Përmes një njoftimi Policia e Kosovës thotë se pas veprimeve hetimore janë identifikuar dy persona të dyshuar që kanë rrezikuar jetën e policëve.


Sipas verifikimeve nga organet e sigurisë të njëjtët kanë rezultuar me përfshirje në veprimtari të ndryshme kriminale.

Personat e dyshuar të përfshirë në këtë rast sipas të dhënave rezultojnë të jenë persona me të kaluar kriminale dhe të përfshirë në dhjetëra veprave penale dhe kundërvajtje si:

I dyshuari mashkull kosovar me iniciale (D.S. 1991), dyshohet të jetë i përfshirë në mbi 80 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, detyrim, armëmbajtje pa leje, sulm, pengim i personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrës zyrtare, kanosje, vjedhje e rëndë, shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, grabitje etj., etj. I njëjti ka kryer edhe mbi (20) kundërvajtje.

Sveçla për incidentin në Leposaviq: Dhuna ndaj policëve tanë nuk do të tolerohet
Lexo po ashtu Sveçla për incidentin në Leposaviq: Dhuna ndaj policëve tanë nuk do të tolerohet

Po ashtu, i dyshuari tjetër mashkull kosovar me iniciale (M.D. 1985), dyshohet të jetë i përfshirë në 17 vepra penale, nga to i dyshuar edhe për vepra penale si; vrasje, shtrëngim, armëmbajtje pa leje, vjedhje e rëndë, lëndim i rëndë trupor, kalim i paautorizuar i kufirit, manipulim me prova etj, etj. I njëjti ka kryer edhe (3) kundërvajtje.

Policia shtie me armë për të neutralizuar rrezikun pasi goditet nga një veturë në Leposaviq
Lexo po ashtu Policia shtie me armë për të neutralizuar rrezikun pasi goditet nga një veturë në Leposaviq

Policia e Kosovës thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve pa dallim, si dhe parandalimit të veprimtarive të ndryshme kriminale.

Ndryshe gjatë së dielës një veturë gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës, duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.

Incidenti ndodhi pasi Policia e Kosovës kishte vendosur një pikë kontrolli për të ruajtur rendin dhe sigurinë publike, por edhe për të parandaluar krimin dhe kontrabandën.

Autoritetet e rendit thanë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq përveç hetimeve për rastin, PK ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor për procedura të mëtejme.

Ndërkaq, sipas  të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në Qeverinë serbe nga ky incident ka mbetur i plagosur një serb. /Telegrafi/

INFORMACION SHTESË

Prishtinë, 23 janar 2023

Referuar pyetjeve dhe interesimit nga media të ndryshme lidhur me rastin e…

Posted by Kosovo Police on Monday, January 23, 2023

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori