LAJMI I FUNDIT:

Sveçla për incidentin në Leposaviq: Dhuna ndaj policëve tanë nuk do të tolerohet

Sveçla për incidentin në Leposaviq: Dhuna ndaj policëve tanë nuk do të tolerohet

Policia e Kosovës tha se gjatë së hënës në Bistricë të Leposaviqit ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se dy personat që ishin në veturën në fjalë, qëllimisht goditën automjetin e Policisë së Kosovës.

“Jemi të brengosur thellë për incidentin e fundit në Leposaviq. Dy persona me veturë tentuan t’i shmangen postbllokut policor. Ata kanë goditur me dashje veturën e Policisë së Kosovës dhe kanë vënë në rrezik jetën e policëve”.

Sipas Sveçlës policët u detyruan të shtiejnë në drejtim të kësaj veture për të neutralizuar situatën.

Policia shtie me armë për të neutralizuar rrezikun pasi goditet nga një veturë në Leposaviq
Lexo po ashtu Policia shtie me armë për të neutralizuar rrezikun pasi goditet nga një veturë në Leposaviq

“Policët e PK-së janë detyruar të qëllojnë në drejtim të automjetit për të neutralizuar situatën”, shtoi ai.

Ministri i Brendshëm tha se Inspektorati Policor i Kosovës është duke zhvilluar një hetim për ngjarjen.

“Dua të jem i qartë: asnjë formë dhune ndaj policisë sonë nuk do të tolerohet”, vijoi tutje Sveçla.

Sipas tij mbrojtja e qytetarëve dhe zbatimi i ligjit është prioriteti ynë kryesor.

Lista Serbe pretendon se një serb është plagosur nga konfrontimi me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës në Leposaviq
Lexo po ashtu Lista Serbe pretendon se një serb është plagosur nga konfrontimi me Njësinë Speciale të Policisë së Kosovës në Leposaviq

Ndërkohë  e ashtuquajtura zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë tha se një pjesëtar i komunitetit serb është plagosur nga të shtënat e policisë.

Shefi i kësaj zyreje Petar Petkoviç tha se i plagosuri M.D. është transportuar me urgjencë në spitalin e Kralevës, në jug të Serbisë. Ai tha se njësitë policore kanë qëlluar mbi makinë me të cilën po udhëtonin dy qytetarë serbë “vetëm sepse ata nuk kanë dashur të lejojnë që policia t’i keqtrajtojë pa asnjë arsye”.

Nga ana tjetër Lista Serbe ka kërkuar largimin e njësive Speciale nga zonat e banuara me shumicë serbe./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori