LAJMI I FUNDIT:

Chelsea po mendon shitjen e Kai Havertz në janar

Chelsea po mendon shitjen e Kai Havertz në janar

Kai Havertz mund të largohet nga Chelsea pas dy viteve e gjysmë të kaluara në Stamford Bridges.

Mesfushori ofensivë gjerman nuk ka arritur të shkëlqejë as në sezonin e tretë dhe durimi për të në Londër ka përfunduar.


Daily Star ka raportuar se Chelsea është e gatshme ta shes yllin gjerman qysh në afatin kalimtar dimërorë dhe tanimë është në pritje të ofertave.

Ardhja e Mykhaylo Mudryk e Joao Felix në klub do të thotë se Havertz do të mbetet në bankë dhe gjermani tanimë është duke menduar largimin.

Londinezët janë në pritje të ofertës së duhur dhe do ta analizojnë ata para se të pranojnë largimin e gjermanit.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë dy skuadrat gjermane që duan rikthimin e Havertzit në Bundesliga.

Bayern Munich sheh te Kai Havertz një version që do të shkëlqente në skuadrën e tyre
Lexo po ashtu Bayern Munich sheh te Kai Havertz një version që do të shkëlqente në skuadrën e tyre

Ndërkohë interesim për reprezentuesin gjerman ka shfaqur edhe gjiganti italian Juventus.

Edhe pse kishin paguar 80 milionë euro për afrimin e tij, Chelsea do të ishte në gjendje të pranonte një ofertë prej 65 milionë euro për ta lënë të lirë Havertzin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

“Salah është lojtari më egoist që kam parë ndonjëherë”, legjenda e Liverpoolit godet egjiptianin

Premier League
Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Ten Hag zbulon emrin e superyllit që Man Utd nuk arriti ta nënshkruajë në verë

Premier League
Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Chelsea po përgatit një ofertë të çmendur për objektivin 17-vjeçar të Barcelonës

Premier League
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Kalo në kategori