Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, mbrojti propozimin që tanke dhe më shumë pajisje t’i dërgohen Ukrainës, në mënyrë që të sigurohet një rezistencë edhe më e fortë ndaj agresorit rus.
“Ne në Bashkimin Evropian vazhdojmë të mbështesim Ukrainën për aq kohë sa duhet. Tani është koha për më shumë pajisje dhe unë personalisht jam në favor të dërgimit të tankeve”, tha Michel në një fjalim në seancën plenare të Parlamentit Evropian, transmeton Telegrafi.
Kohët e fundit, presioni për furnizimin me tanke perëndimore në Ukrainë është rritur. Britania e Madhe ka njoftuar se do të dërgojë tanket e saj Challenger 2, dhe kjo i hap rrugën Gjermanisë që të dërgojë edhe Leopardët e saj.
Kancelari gjerman Olaf Scholz kundërshtoi që vetëm Gjermania të dërgonte tanke, dhe tani pas vendimit britanik, kjo pengesë është hequr.
Deputeti liberal nga Belgjika, Guy Verhofstadt, njoftoi se 112 anëtarë të Parlamentit Evropian kërkuan një ndryshim të strategjisë dhe dërgimin e tankeve dhe raketave me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po shkojnë Ukraina dhe Rusia drejt bisedimeve?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga Kievi, sekretari britanik konfirmon dy paketa tjera të mëdha ndihma ushtarake për Ukrainën
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe