Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se siguria është një nga shtyllat bazë të qeverisjes së tyre.
“Policia e Kosovës, si një institucion që është gjithmonë me të gjithë ne, që nga themelimi i saj ka hapur dyert për dhjetëra gjenerata, djem e vajza, pa dallime në bazë etnike apo fetare. Të gjithë ata shërbejnë sot, me uniformë policie, me besnikëri dhe nder, kudo brenda Republikës”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Kurti ka shtuar se “kur jemi para fazës finale të diplomimit të një gjenerate të përbërë nga djem dhe vajza të të gjitha komuniteteve, dhe të cilët janë të gatshëm të fillojnë të ofrojnë shërbime për të gjithë qytetarët në vendin tonë, Policia e Kosovës ka hapur derën për qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë për t’iu bashkuar me qëllim që të ofrojnë shërbimet e tyre për qytetarët tanë që jetojnë në komunat në veri të vendit”.
Kreu i ekzekutivit ka theksuar se konkursi është i hapur deri më 26 janar.
“Me këtë rast ftoj të gjithë qytetarët e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë – serbë, boshnjakë, turq, goranë, romë, ashkali, egjiptianë, kroatë dhe malazezë – që ta shfrytëzojnë këtë mundësi, të aplikojnë dhe të angazhohen për sigurinë e të gjithë qytetarëve brenda komunave në veri të Republikës së Kosovës”.
Mes tjerash Kurti ka potencuar se “Policia e Kosovës është për të gjithë ne, me të gjithë ne dhe në shërbim të të gjithëve. Nuk ka dhe nuk do të ketë dallime brenda saj apo në ofrimin e shërbimeve për qytetarët tanë”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëA po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër
Vrasja në tentativë në Lupç të Podujevës, Policia jep detaje
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Kurti: Kosova e gatshme për statusin e kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në BE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit