LAJMI I FUNDIT:

Krasniqi: Do të jem ministri i parë nga Peja që do ta ‘shijojë’ rrugën e kryer Pejë-Prishtinë

Krasniqi: Do të jem ministri i parë nga Peja që do ta ‘shijojë’ rrugën e kryer Pejë-Prishtinë
Foto: Arkiv

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Republikës së Kosovës Elbert Krasniqi, ka deklaruar se do të jetë ministri i parë në detyrë nga Peja, i cili do të ‘shijojë’ udhëtimin e përditshëm për në punë në rrugën e kryer Pejë-Prishtinë.

Ministri Krasniqi tha se një tregim i gjatë e i ndërprerë, që edhe 22 vite pas luftës nuk mori epilog, me Qeverinë Kurti do kryhet.


“Tani është ndarë edhe një pjesë e mire e buxhetit nga Qeveria jonë, ministria përkatëse për aksin Zahaq-Kijevë dhe ky tregim në afat rekord do mbyllet. I bindur them se me Qeverinë Kurti, do jem ministri i parë në detyrë nga Peja, i cili do ta ‘shijoj’ udhëtimin e përditshëm për në punë në rrugën e kryer Pejë-Prishtinë”, tha në ‘RADIO 1’, ministri Krasniqi.

Ndryshe çështja e përfundimit të projektit të magjistrales Prishtinë-Pejë ishte premtim i të gjitha qeverive.

Tutje ministri Krasniqi ka folur edhe për projekte tjera të Qeverisë Kurti përderisa ka sqaruar rëndësinë e aplikimit të komuniteteve për policë të Kosovës në veri të vendit si dhe aplikimin e të njëjtëve për t’iu bashkuar Ushtrisë së Kosovës.

“Në rastin e thirrjes për aplikim të komuniteteve për policë në veri të shtetit është moment me rëndësi institucionale e shtetërore , ndaj nuk duhet që askush të bëjë politikë duke u munduar ta godas Elbert Krasniqin apo Albin Kurtin politikisht. Inkuadrimi i  komuniteteve tjera është strategji me interes shtetëror për shkak të specifikave atje. Po ashtu edhe inkuadrimi i komuniteteve në ushtri ka rëndësi për jetën e secilit nga ne.

Në frontin tjetër unë si ministër, ose si pjesë e kabinetit qeveritar punoj çdo ditë për avancimin e komuniteteve tona në shoqëri, konkretisht ndalemi tek komuniteti RAE. Mos harroni veç një fakt po e qes, 500 bursa janë ndarë për shkollim. Kjo nuk na kënaqë, por jemi çdo ditë në punë. Edhe në detyrat ministrore edhe tek çështjet e komuniteteve për çfarë unë kam interesim, kryeministri Kurti është bashkëpunëtorë i jashtëzakonshëm”, citohet të ketë thënë Krasniqi.

Tutje ministri Elbert Krasniqi është ndalur edhe tek çështjet brenda partiake, si kryetar i IRDK-së ka shprehur mirënjohjet më të mëdha për themeluesit e këtij subjekti.

“Jam i nderuar që vij nga një shkollë politike me bazament. Ibish Bajrami, Ymer Aliu, Xhevdet Neziraj, Emin Sefa janë emra që i njeh krejt Rrafshi i Dukagjinit për ndershmëri politike e si njerëz stoik. Jam vazhdimësi e tyre”, tha Krasniqi.

Në trend Lajme

Më shumë
Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Arratiset Enver Sekiraqa, Policia ka informuar të gjitha vendkalimet kufitare

Drejtësi
Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Goditen grupet kriminale në Shqipëri, sekuestrohen pasuri në vlerë 4.5 milionë euro, arrestohen 50 persona

Lajme
U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

U raportua se tregoi para Policisë së Serbisë të dhëna për UÇK-në, Durmishi: Është dokument i falsifikuar, jo deklaratë e imja - nuk shantazhohem dot nga UDB-ja

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Ahmeti: Nuk duhet të hapim front midis shqiptarëve dhe maqedonasve

Politikë
Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Kurti priti në takim udhëheqësit e koalicionit VLEN, i përgëzon për rezultatin zgjedhor në Maqedoninë e Veriut

Politikë
Kalo në kategori