Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, ka thënë se si rezultat i luftës, Ukraina ka territor të madh të minuar – përkatësisht bëhet fjalë për 250 mijë kilometra katrorë (96,526 milje katrorë).
“Bëhet fjalë për territorin më të madh në botë të mbushur me mina”, shtoi Shmyhal – duke theksuar se mina janë vendosur nga ushtria ruse e Vladimir Putinit, transmeton Telegrafi.
Sipas tij, këto fusha të minuara, janë një ekuivalent prej më shumë se 40 për qind të tërë territorit të Ukrainës.
“Kjo jo vetëm që e vështirëson udhëtimin e njerëzve, por gjithashtu shkakton pengesa për bujqësinë që është një nga industritë tona kryesore”, tha ndër tjera kryeministri ukrainas.
Kujtojmë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, janë vrarë qindra mijëra ushtarë nga të dyja palët, kurse minat e vendosura nga rusët kanë bërë që numri i viktimave të rritet akoma më shumë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Filmohet një krijesë e frikshme në një thellësi prej 1000 metrash në Oqeanin Paqësor
Ratko Mlladiq kërkoi të lirohet me kusht – siç pritej, refuzohet kërkesa e kriminelit të luftës
Pas kërkesës për urdhërarrest për Netanyahun, Biden thotë se veprimi i Izraelit në Gaza nuk është gjenocid
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251