LAJMI I FUNDIT:

Të paktën 29 të vrarë pas arrestimit të djalit të El Chapos

Të paktën 29 të vrarë pas arrestimit të djalit të El Chapos

Të paktën 29 persona janë vrarë nga dita e dhunës së nisur të enjten në shtetin verior meksikan të Sinaloas.

E gjithë kjo dhunë u shkaktua pas arrestimit të Ovidio Guzmanit, një nga djemtë e ‘El Chapo’ dhe më të kërkuarit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


Sekretari i Mbrojtjes, Luis Cresencio Sandoval, theksoi se nga 29 të vdekurit, disa i përkisnin Forcave të Armatosura të Meksikës dhe grupeve kriminale që shkaktuan trazirat e dhunshme.

Së bashku me tre vëllezër të tjerë, Ovidio Guzman po përballet me akuza në SHBA për marrje me substanca narkotike – kokainë, metamfetaminës dhe marihuanë, raporton rtve.es.

Theksojmë se 32-vjeçari aktualisht gjendet në burgun e sigurisë së lartë në Qendrën Federale për Riadaptimin Social (Ceferoso), e njohur më mirë si “El Altiplano”.

Ndryshe, Ovidio Guzman-Lopez është djali i Joaquin “El Chapo” Guzman dhe gruas së tij të dytë, Griselda Lopez Perez. /Telegrafi/