LAJMI I FUNDIT:

Statistikat e fundit të ‘superkompjuterit’ parashikojnë rënien e Arsenalit në garën për titull në Ligën Premier

Statistikat e fundit të ‘superkompjuterit’ parashikojnë rënien e Arsenalit në garën për titull në Ligën Premier

Tifozët e Manchester Cityt nuk duhet të shqetësohen për avantazhin prej pesë pikësh që Arsenali mban aktualisht në krye të tabelës së Ligës Premier, pasi të paktën kështu tregojnë shifrat e fundit nga një superkompjuter.

Fundjavën e kaluar, City duhet të ketë qenë pak i shqetësuar kur barazimi mahnitës i Demarai Grey për Everton i la ata shtatë pikë prapa Arsenalit.

Në mënyrë efektive do të thoshte që Topçinjtë mund të humbnin dy ndeshjet që kanë ende kundër kampionëve në fuqi dhe të përfundonin si fitues të kampionatit.


Megjithatë, barazimi i Newcastle me skuadrën e Mikel Artetës, që e la trajnerin të zemëruar, falë disa vendimeve të gjyqtarëve, do të thotë se diferenca është kthyer në pesë pikë.

Pavarësisht barazimit ndaj një skuadre shumë të mirë të Newcastle, të cilët gjithashtu kanë marrë pikë nga City dhe Manchester United, dhe kanë humbur vetëm nga Liverpooli, Arsenali ende duket mjaft mirë.

Forma e tyre do të vihet vërtet në provë kur të përballen me Tottenham Hotspur dhe United në dy ndeshjet e tyre të ardhshme në ligë, përpara se të presin Cityn në fillim të shkurtit.

Nëse ata i kalojnë ato ndeshje të padëmtuar, atëherë njerëzit do të fillojnë me të vërtetë të besojnë në kredencialet e tyre për titull, megjithatë analistët e të dhënave të FiveThirtyEight besojnë se do të jetë City që fiton ligën.

Sipas kompanisë së të dhënave, skuadra e Guardiolës ka 50 për qind shanse për t’u bërë kampion për sezonin e tretë radhazi, ndërsa Arsenali ka tani 42 për qind shanse të fitojë ligën.

Ringjallja e drejtuar nga Erik ten Hag në Old Trafford ka bërë që disa të pyesin nëse United është gjithashtu në garën për titull, por Djajtë e Kuq aktualisht kanë vetëm tre për qind shanse për të triumfuar.

Newcastle dhe Liverpool kanë nga dy për qind shanse dhe pjesa tjetër e ligës nuk kanë aspak shpresa për t’u kurorëzuar kampionë.

Kur bëhet fjalë për përfundimin në top katërshen dhe për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm, dy më të mirëve aktualisht u jepet një shans gati 100 për qind.

Unitedit i jepet një shans 59 për qind, të ndjekur nga pas Newcastle dhe Liverpool që pritet të luftojnë për vendin e fundit, me skuadrën e Eddie Howe që ka shanse 49 për qind dhe skuadrën e Jurgen Klopp me 48 për qind.

Renditja dhe shanset sipas superkompjuterit të FiveThirtyEight 

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A

La Liga
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin

Premier League
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce

Ndërkombëtare
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit

Premier League
Kalo në kategori