LAJMI I FUNDIT:

Policia publikon foton e personit të dyshuar që kërkohet për vjedhje në Prizren

Policia publikon foton e personit të dyshuar që kërkohet për vjedhje në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 27.12.2022 rreth orës 17:50 ka ndodhur një rast vjedhje në rrugën “Ekrem Rexha” Prizren, në Qendrën Tregtare “Abi Çarshia”.

Sipas Policisë, në rastin e raportuar ankuesi ka deklaruar se një person i panjohur ia kishte marrë parat nga kuleta e tij, gjithsej 420 (katërqind e njëzet) euro.

“Lidhur me rastin policia ka siguruar video incizime dhe foto të dyshuarit  që dyshohet që i ka vjedhë parat, janë bërë hetime te vazhdueshme për I identifikimin e personit të dyshuar. Përkundër përpjekjeve të bëra, deri më tani nuk është arrite  që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të  dyshuarit”, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.


“Me qëllimin që të zbulohet sa më pare vendndodhja dhe identiteti i tij, nga  Prokurori i Shtetit lëshohet  ‘autorizim’ për publikimin e fotografive të mara nga kamerat e sigurisë” .

Policia kërkon bashkëpunim nga të gjithë qytetarët,  që nëse  kane çfarëdo informate , apo  din diçka për vendndodhjen e  të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë  në Prizren , apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë. /Telegrafi/