Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka dorëzuar të premten kërkesën për shfuqizim të Ligjit për Zyrtarët Publik, i cili u aprovua nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Lushtaku pas dorëzimit të kërkesës në një prononcim për media ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publikë i nënshtron shërbyesit civilë.
Ai po ashtu tha se viti 2022 ka filluar mbrapsht pasi siç u shpreh ai qeveria Kurti ka dështuar në qeverisjen e tij.
“Viti 2022 fatkeqësisht e kemi filluar mbrapsht pasi qeveria Kurti në çdo aspekt ka dështuar, në pjesën kryesore të qeverisjes. Sot me kërkesë e Grupit parlamentar të PDK-së kemi ardhur në Gjykatën Kushtetuese, pasi Ligji për Zyrtarët Publikë është shkelje e radhës. Mendojmë që ka bazë të mirëfilltë që Gjykata Kushtetuese jo vetëm që ta procedojë por edhe ta shfuqizojë këtë ligj. Me këtë ligj po nënshtrohen shërbyesit civil. Poashtu është shkelur dhe marrëveshja për MSA-në”, ka thënë Lushtaku.
Ndërkaq, për këtë ligj kanë reaguar edhe nga Bashkimi Evropian (BE) duke shprehur shqetësim me disa dispozita të këtij ligji.
Ndryshe, Ligji për Zyrtarët Publikë është miratuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës me 58 vota për, zero kundër dhe 4 abstenim kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për Zyrtarët Publikë. 62 deputetët kanë marr pjesë në votim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shqipëria, Britania e Kosova deklaratë bashkëpunimi kundër migracionit të paligjshëm
Kasami dhe Taravari pritet ta dorëzojnë mandatin e deputetit, do të vazhdojnë të drejtojnë Tetovën dhe Gostivarin
Hamza: Zgjedhjet janë mundësi që të kthejmë fokusin në preokupimet e qytetarëve
Prishtina vërshohet nga shiu i furishëm
Vrasje e dyfishtë në Shkup, një person dyshohet se vrau vëllain dhe bashkëshorten e tij
Si dhe kush i sulmoi ueb-faqet qeveritare të Kosovës?
Gjendet e vdekur një pjesëtare e Policisë së Kosovës në Gjilan, dyshohet për vetëvrasje
Mbi 500 toptha të farave të drunjve hidhen nga ajri përmes dronit në majën e Butocit në Prishtinë
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Ndjehen lëkundje toke në Kosovë
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi
Mbappe shpallet më i miri në Francë – Zhegrova mbetet pa çmim dhe jashtë formacionit të vitit
Kurti i gatshëm për zgjedhje, kërkon konsensus me partitë opozitare
Pamjet tregojnë ‘Old Trafford’ drejt shkatërrimit – Ronaldo kishte të drejtë kur foli për kushtet e klubit
Pjesë e Big Brother VIP Kosova? Luiz Ejlli befason me përgjigjen