LAJMI I FUNDIT:

Liga Premier konfirmon se pati gjashtë vendime të gabuara nga VAR-i këtë sezon

Liga Premier konfirmon se pati gjashtë vendime të gabuara nga VAR-i këtë sezon

Drejtuesit e Ligës Premier kanë pranuar se ka pasur gjashtë vendime “të gabuara” të VAR-it që kanë ndryshuar lojën në gjysmën e parë të sezonit 2022/23.

Pas një Botërori argëtues, futbolli i Ligës Premier rikthehet në Boxing Day. 26 dhjetori do jetë dita e parë të ndeshjeve në kampionatin elitar anglez.

Megjithatë, me ish-gjyqtarin Howard Webb, i cili kohët e fundit filloi një rol si drejtues i gjyqtarëve, ideja është të zvogëlohen gabimet gjatë ndeshjeve.


Përdorimi i VAR-it është thelbësor në planet e tij dhe sipas Martin Lipton nga The Sun, drejtuesit e Ligës Premier pranojnë se ka pasur gjashtë vendime të gabuara nga VAR-i në gjysmën e parë të këtij sezoni.

Një “panel i incidenteve kyçe të ndeshjes” i prezantuar së fundmi, me tre ish-lojtarë, si dhe përfaqësues nga liga dhe PGMOL, kreu një studim të plotë të vendimeve të marra deri më tani.

Ata arritën në përfundimin se për sa i përket VAR-it, gjithsej 42 ndërhyrje ishin të sakta. Megjithatë, në të njëjtën kohë, ata mendojnë se ka pasur gjashtë raste kur vendimi në fushë ka qenë i pasaktë dhe është dashur të ndryshohet.

Fillimisht, pranohet që tërheqja e flokëve të Cristian Romero ndaj Marc Cucurellas në këndoren ku Harry Kane shënoi golin dramatik të barazimit për Spurs kundër Chelsea, duhej të ishte anuluar.

Një tjetër vendim i gabuar ishte ai kur iu anulua Gabriel Martinellit goli i shënuar kundër Manchester United për atë që u konsiderua të ishte një faull nga Martin Odegaard ndaj Christian Eriksen.

Edhe ndërhyrja e Trent Alexander-Arnold ndaj Ryan Sessegnon brenda zonës në humbjen 2-1 të Spurs ndaj Liverpoolit u cilësua si vendim i gabuar, pasi vlerësohet të ishte penallti.

Vendim i gabuar u cilësua edhe anulimi i golit të vonshëm i Maxwell Cornet për West Ham kundër Chelseat dhe autogoli i Tyrick Mitchell kundër Newcastle United.

Dy vendimet e tjera që u gjetën të pasakta përfshinin penalltitë e dhëna për Crystal Palace dhe Brentford në ndeshjet kundër Aston Villa dhe Nottingham Forest.

Palacet iu dha për një top me dorë të Lucas Digne dhe Brentford iu dha për një faull nga Dean Henderson ndaj Yoane Wissa dhe u shënua nga Bryan Mbeumo. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite

La Liga
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami

“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami

La Liga
Rashford ka refuzuar një mega ofertë vetëm për Barcelonën

Rashford ka refuzuar një mega ofertë vetëm për Barcelonën

Premier League
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit

Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit

Premier League
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime

Real Madridi gati të shpenzojë një shumë të madhe parash për lojtarin kryesor të Mikel Artetas

Real Madridi gati të shpenzojë një shumë të madhe parash për lojtarin kryesor të Mikel Artetas

La Liga
Kalo në kategori