LAJMI I FUNDIT:

Rohde “godet” Listën Serbe për rastin e ndalimit të Rada Trajkoviqit

Rohde “godet” Listën Serbe për rastin e ndalimit të Rada Trajkoviqit

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka kritikuar Listën Serbe për mosreagim ndaj trajtimit që i është bërë Rada Trajkoviqit nga autoritetet në Serbi.

“I papranueshëm trajtimi i aktivistes serbe nga Kosova, Rada Trajkoviq. Vë re se Lista Serbe nuk ka pasur asnjë reagim. Standarde të dyfishta?”, ka pyetur ambasadori Rohde.


Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, javën e kaluar u pengua për disa orë nga autoritetet kufitare serbe.

Të premten, gjatë rrugës nga Kosova për në Serbi, Trajkoviq qëndroi për disa orë në pikën kufitare të Merdarës.

Më pas asaj iu përkeqësua gjendja shëndetësore dhe u dërgua me autoambulancë në Prokuple të Serbisë. Një ditë më vonë, ajo u lirua nga spitali.

Lista Serbe ka kritikuar emërimin e Rashiqit në postin e ministrit për Komunitete dhe Kthim, postë që më herët mbahej nga kreu i kësaj partie, Goran Rakiq.

Por, Rakiq dhe zyrtarë të tjerë serbë u larguan nga institucionet e Kosovës në muajin nëntor, për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave me targa serbe në ato RKS- Republika e Kosovës.

Rashiq, që udhëheq Partinë Demokratike Progresive, me seli në Graçanicë, kundërshton politikat e Listës Serbe, që ka mbështetjen e Beogradit.

Emërimi i Rashiqit dhe Trajkoviqit është kritikuar nga Serbia.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori