Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, në ceremoni të ndara ka nënshkruar sot në Prishtinë, kontratat për projektin “Migrimi në Kodin Telefonik të RKS dhe Modernizimi i rrjetit mobil”, me Gordana Kovaçeviq – Presidente e Ericsson Nikola Tesla nga Zagrebi, dhe Efthymios Partsalis – Drejtor Gjeneral i Intracom LTD Shkup. Kështu ka bërë të ditur Zyra për Marëdhënie me Publikun në Telekom.
Ky është projekti më i madh i nënshkruar nga Telekomi i Kosovës pas një kohe të gjatë të mungesës së investimeve. Ky projekt hap rrugë për modernizimin e rrjetit dhe ngritjen në një nivel dukshëm më të lartë të shërbimeve të telekomunikimit për konsumatorët e Telekomit të Kosovës.
Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe zonja Artane Rizvanolli, Ministre e Ekonomisë në Qeverinë e Republikës së Kosovës me ekipin e saj dhe menaxhmenti i lartë i të dy kompanive.
Nënshkrimit të këtyre kontratave i ka paraprirë një procedurë e prokurimit – “Procedura Konkurruese me Negociata” e cila ka mundësuar negocimin me operatorët e parakualifikuar që nga muaji mars i këtij viti. Telekomi i Kosovës, gjatë kësaj periudhe ka pasur fatin që, në fazën e tenderimit, pjesë të këtij projekti të kishte kompanitë më të mëdha botërore të teknologjisë së telekomunikacionit, siç janë: Nokia, Ericsson Nikola Tesla, Intracom LTD në partneritet me Botek shpk, dhe Altima. Me këtë rast, duke qenë të bindur se ky është vetëm fillimi i investimeve të mëdha në teknologji të reja, i falënderojmë të njëjtat për pjesëmarrjen në këtë projekt të rëndësishëm për ne dhe i ftojmë që të jenë pjesë e projekteve tona në të ardhmen.
Kjo kontratë, që ka për qëllim modernizimin e rrjetit mobil dhe kalimin në kodin 383, sjell përfitime të rëndësishme për konsumatorët, përmirëson shërbimet telekomunikuese mobile, përmes instalimit të teknologjisë së fundit në industrinë e telekomunikimeve.
Përmes kësaj kontrate, Telekomi i Kosovës jo vetëm që e zgjeron mbulueshmërinë me teknologjinë brezgjerë 4G në tërë territorin e banueshëm, por edhe futet në epokën e teknologjisë brezgjerë 5G. Teknologjia 5G ofron edhe shpejtësi dhe siguri shumë më të madhe, por edhe komunikim në kohë reale (pa vonesë). Teknologjia 5G krijon mundësi për zhvillimin e rrjeteve telekomunikuese që mundësojnë komunikim në kohë reale, siç janë rrjetet e njohura si “Internet of Things”.
Në teknologjinë 5G fillimisht do të instalohen 10 stacione, sa për t’u mundësuar klientëve t’i shijojnë përparësitë e kësaj teknologjie, e pastaj do të fillohet të zgjerohet komplet rrjeti, përmes projekteve të radhës.
Telekomi i Kosovës kalon në kodin e vet ndërkombëtar 383 dhe me këtë përfiton duke i mënjanuar kostot e përdorimit të kodit ndërkombëtar të Monakos. Njëkohësisht, Telekomi i Kosovës, në rrjetin ndërkombëtar të telekomunikimeve, nga aspekti teknik do të figurojë si kompani e Republikës së Kosovës.
Po ashtu, ky projekt sjell përmirësimin e shërbimeve dhe shumëllojshmërinë e produkteve të Telekomit të Kosovës. Kjo parashihet të sjellë rritjen e të hyrave dhe stabilitetin financiar të kompanisë. Stabiliteti financiar është parakusht i zhvillimit të mëtutjeshëm të kompanisë dhe i rikthimit të saj në kompani moderne dhe lidere në Republikën e Kosovës e jo vetëm, që është edhe synim i shpallur nga menaxhmenti i TK dhe i mbështetur fuqishëm nga aksionari.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Grupi BALFIN zbulon projektin më të ri në Kanada, një investim prej 40 milionë euro
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe