LAJMI I FUNDIT:

Messi u bë lojtari i 9-të në histori të futbollit që fiton Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë

Messi u bë lojtari i 9-të në histori të futbollit që fiton Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë

Lionel Messi është bërë lojtari i nëntë që fiton Kupën e Botës, Ligën e Kampionëve dhe Topin e Artë pasi më në fund fitoi trofeun në ndeshjen e tij të fundit për Argjentinën.

Ylli 35-vjeçar shënoi golin e parë të ndeshjes kundër Francës me një penallti të qetë të dhënë në mënyrë të diskutueshme pasi Angel di Maria u rrëzua në zonë nga Ousmane Dembele.

Ishte goli i tij i shtatë në turneun 2022 dhe i 12-ti në 26 ndeshje në pesë Kupat e Botës. Për golin e dytë të argjentinasve u përkujdes Di Maria, para se të përfundonte pjesa e parë.


Pikërisht kur dukej se ishte një përfundim i paramenduar, kolegu i Messit në PSG, Kylian Mbappe shënoi dy gola radhazi nga askund për të barazuar gjërat në fund të lojës dhe për ta çuar ndeshjen në vazhdime.

Messi e ktheu Argjentinën në epërsi me atë që dukej si fituese, por më pas Mbappe shënoi një tjetër gol nga pika e bardhë, për të përfunduar një hat-trick në finalen e Kupës së Botës.

La Albiceleste doli fitimtare 4-2 pas goditjeve nga penalltitë. Pavarësisht rezultatit, Messi kishte vendosur tashmë një rekord të ri pasi theu rekordin e paraqitjeve të të gjitha kohërave të Lothar Matthaus në Kupën e Botës.

Por, triumfi i shumëpritur, në ndeshjen e tij të fundit për vendin e tij, e sheh gjithashtu atë t’i bashkohet një liste ekskluzive me nëntë legjendave që kanë fituar trofetë më të mëdhenj në futboll.

Këtu është lista e plotë e lojtarëve që kanë fituar trofetë më të mëdhenj në futboll:

Bobby Charlton: Kupa e Botës (1966 me Anglinë), Topi i Artë (1966), Kupa Evropiane (1968 me Manchester United)

Franz Beckenbauer: Kupa e Botës (1974 me Gjermaninë), Topi i Artë (1972, 1976), Kupa Evropiane (1974, 1975, 1976 me Bayern Munich)

Gerd Muller: Kupa e Botës (1974 me Gjermaninë), Topi i Artë (1970), Kupa Evropiane: 1974, 1975, 1976 me Bayern Munich)

Paolo Rossi: Kupa e Botës (1982 me Italinë), Topi i Artë (1982), Kupa Evropiane (1985 me Juventus)

Zinedine Zidane: Kupa e Botës (1998 me Francën), Topi i Artë (1998), Liga e Kampionëve (2002 me Real Madrid)

Rivaldo: Kupa e Botës (2002 me Brazilin), Topi i Artë (1999), Liga e Kampionëve (2003 me AC Milan)

Ronaldinho: Kupa e Botës (2002 me Brazilin)), Topi i Artë (2005), Liga e Kampionëve (2006 me Barcelonën)

Kaka: Kupa e Botës (2002 me Brazilin), Topi i Artë (2007), Liga e Kampionëve (2007 me AC Milan)

Lionel Messi: Kupa e Botës (2022 me Argjentinën), Topi i Artë (2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019, 2021), Champions League (2006, 2009, 2011, 2015 me Barcelonën). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori