LAJMI I FUNDIT:

Tahiri kërkon që Ligji i Pagave të hyjë në fuqi më 1 shkurt: Një koeficient ta ketë vlerën prej 129 euro

Tahiri kërkon që Ligji i Pagave të hyjë në fuqi më 1 shkurt: Një koeficient ta ketë vlerën prej 129 euro

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri ka thënë se Ligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt 2023.

Sipas Tahirit, vlera e një koeficienti duhet të jetë 129 euro.


“Projektligji i Pagave duhet të hyjë në fuqi më së largu më 1 shkurt 2023, që nënkupton procedurat në Kuvendin e Kosovës duhet të përfundojnë sa më shpejtë që është e mundur dhe propozimin që e kemi dhënë ne. E dyta lidhet drejtpërdrejt me vlerën e koeficientin, sipas kalkulimit te AAK vlera e koeficientit duhet të jetë 129 euro”, tha Tahiri në një konferencë për medie, shkruan Telegrafi.

“Kurse, e treta ka të bëjnë me dallimet në midis institucioneve kushtetuese siç është ai me Kuvendin, pastaj në shtojca siç është Dogana dhe Administrata Tatimore dhe nenet tjera që rrezikojnë që kur ky Projektligj potencialisht të shkojë në Gjykatën Kushtetuese”, ka përfunduar ai.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës javën e kaluar kanë votuar në parim Projektligjin e Pagave për Sektorin Publik. Opozita edhe pse i ka dhënë mbështetje këtij Projektligji, megjithatë ka kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve.

Sipas prezantimit të Projektligjit nga ana e Qeverisë, me të zvogëlohet hendeku mes pagës më të ulët dhe më të lartë në vend. Koeficienti më i lartë do të jetë 18 për presidentin, ndërsa më i ulëti do të jetë 3.78.

Ligji i cili ishte shpallur i pavlefshëm nga Gjykata Kushtetuese, pritej të rregullonte pagesën e të punësuarve që marrin rroga nga buxheti i shtetit.

Pra, Ligji rregullonte rritjen e pagave për 70 për qind të punëtorëve në sektorin publik, kurse 30 për qind e tyre mbetën jashtë. Por, punëtorë në sektorë të ndryshëm publikë, kishin shprehur pakënaqësitë lidhur me përcaktimet dhe përfshirjen e tyre në Ligj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi

Ekonomi
Një epokë e re e transformimit digjital:  IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV

IPKO
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

Fito udhëtim në çift me IP Petrol!

IP Petrol
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori