Rritja e çmimeve në Gjermani është ngadalësuar në muajin nëntor, por mbetet ende shumë e lartë me 10 për qind. Më së shumti janë rritur çmimet e energjisë dhe ushqimeve.
Rritja e çmimeve të konsumit ka rënë, por mbetet ende e lartë, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të 2021. Rritje të çmimeve përveç energjisë ka pasur edhe për shumë mallra të tjera, deklaroi kryetari i Entit Federal të Statistikave, Georg Thiel.
“Rritja e vazhdueshme e çmimeve të ushqimeve është veçanërisht e dukshme për familjet private”, Thiel.
Në muajin tetor, norma e inflacionit ishte 10.4 për qind, që ishte niveli më i lartë në rreth 70 vitet e fundit. Ndërsa krahasuar me një muaj më parë, norma e inflacionit ka rënë me 0.5 për qind. Në këtë mënyrë, Enti i Statistikave konfirmoi parashikimet e veta të përkohshme të bëra nga fundi i nëntorit.
Sipas statistikave, ulja e Tatimit në Vlerën e Shtuar (TVSH) për gaz dhe ngrohje qendrore ka ndikuar në çmime. Ulja e TVSH-së nga 19 për qind në 7 për qind është një masë e paketës së tretë të lehtësimeve të miratuara nga qeveria gjermane, që është futur në fuqi në tetor.
Krahasuar me një vit më parë, çmimet e energjisë megjithatë ishin tepër të larta, me rreth 38.7 për qind. Çmimi i gazit natyror për familjet është mbi dyfishin e vitit të kaluar me 112.2 për qind, ndërsa çmimet për ngrohje qendrore janë rritur mesatarisht me 36.6 për qind. Druri që përdoret për ngrohje është shtrenjtuar me 96.3 për qind krahasuar me një vit më parë, energjia elektrike me 27.1 për qind. Inflacioni në Gjermani pa përfshirë çmimet e energjisë është aktualisht 6.6 për qind.
Ndërsa sa i përket ushqimeve, konsumatorët këtë vit duhet të paguajnë çmime 21.1 për qind më të larta sesa në nëntor të vitit 2021. Çmimet janë rritur gradualisht që nga fillimi i vitit, shpjeguan ekspertët. Vajrat ushqimorë, produktet e qumështit, vezët, buka dhe perimet u rritën ndjeshëm në nëntor.
Shërbimet, nga ana tjetër, ishin vetëm 3.6 për qind më të shtrenjta sesa një vit më parë. Qiratë (pa ngrohjen), për shembull, janë rritur vetëm 1.9 për qind. Ndërsa një rritje të dukshme të çmimeve ka pasur për parukerinë dhe kujdesin për trupin me 7.5 për qind apo dhe për riparimet e automjeteve me 7.4 për qind.
IFO: Kompanitë përdorin inflacionin për të rritur fitimet
Instituti IFO sqaroi se vetëm rritja e çmimeve të energjisë dhe konsumit nuk e shpjegojnë nivelin kaq të lartë të inflacionit.
“Përkundrazi, kompanitë në disa sektorë të ekonomisë duket se kanë përdorur rritjen e çmimeve për të shtuar fitimet e tyre”, tha Joachim Ragnitz, nënkryetar i degës IFO Dresden.
Kjo vlen mbi të gjitha për tregtinë, bujqësinë dhe ndërtimin.
“Disa kompani duket se po përdorin rritjen e kostove si një justifikim për të përmirësuar situatën e tyre dhe për të shtuar fitimet përmes rritjes së çmimeve të shitjes”, shton ai.
Ekonomistët megjithatë nuk shohin ndonjë arsye për relaksim, për shkak të ngadalësimit të rritjes së çmimeve. Shumë ekonomistë nuk presin një rënie më të ndjeshme të inflacionit deri në pranverë. Normat e larta të inflacionit reduktojnë fuqinë blerëse të konsumatorëve. Paraja ka më pak vlerë se më parë.
Rritja e radhës e normës së interesit nga BQE-ja
Nga janari, shumë konsumatorë duhet të paguajnë më shumë për energjinë elektrike. Por gjatë vitit të ardhshëm, mund të bien çmimet, parashikojnë ekspertët.
Sipas disa ekonomistëve, norma e inflacionit mund të bie në rreth 2 për qind në pranverën e vitit 2024.
Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka për synim këtë ulje në zonën e euros. BQE i ka dhënë fund politikës së saj të normës zero të interesit. Norma e interesit nga BQE mund të rritet prapë këtë të enjte nga 2 në 2.50 për qind. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit