Javën që po lëmë pas u bë e ditur se janë zhdukur mostrat Astrit Deharit nga laboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu në një konferencë të jashtëzakonshme njoftoi të mërkurën mbrëma është njoftuar lidhur me rastin.
Po javën që po lëmë pas politikanë serbë kërcënuan Kosovën me kthimin e ushtarëve, ndërsa deklaratave të tyre i është kundërpërgjigjur presidentja e vendit, Vjosa Osmani duke thënë se në Kosovë kurrë më nuk do të ketë ushtarë dhe policë të Serbisë.
Të premten, e 9 dhjetorit Kuvendi miratoi në parim Projektligjin për paga, që ishte temë diskutimi me muaj të tërë.
Zhdukja e mostrave në rastin Dehari
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se të mërkurën në orët e vona është njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML).
Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Haxhiu këtë akt e ka quajtur të rëndë dhe kriminal.
“Jam njoftuar se janë zhdukur mostrat e Astrit Deharit nga laboratori në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Ky është një akt i rëndë, akt kriminal. Ndaj mbrëmë menjëherë kam njoftuar Kryeprokurorin e Shtetit, Bekim Kelmendi dhe drejtorin e Policisë, Fehmi Hoti”, ka thënë ministrja para gazetarëve.
Ajo tutje ka bërë të ditur se ka vizituar IML-në dhe nga zyrtarët kompetencë është njoftuar se në mbajtëset e epruvetave kanë qenë 15 epruveta me gjak, një epruvetë e urinës dhe një e lukthit.
“Nga këtu, IML-ja dy epruveta me gjak ia ka dhënë Institutit Zviceran dhe një policisë për ADN-në”, ka thënë Haxhiu, duke shtuar se aktualisht sipas informacioneve, mungojnë 12 epruveta me gjak, një e urinës dhe një e lukthit… Në vendin ku ruhen epruvetat kanë qasje vetëm tre persona. Sipas informacioneve, vetëm tre persona i kanë çelësat ku ruhen mostrat”, ka deklaruar ajo.
Një ditë më pas, Ministra e Drejtësisë ka njoftuar se janë pezulluar nga puna katër zyrtarë në Institutin e Mjekësisë Ligjoret (IML), pas dyshimit për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit në këtë institut.
Të pezulluarit janë: Nardi Sheqergjiu, Toksikolog Mjekoligjor në Institutin për Mjekësi Ligjore, Flutura Goga, Udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore, Anila Lakna, Teknike e Laboratorit të Toksikologjisë në Institutin për Mjekësi Ligjore dhe Ilirjana Shala, Kimiste në Institutin për Mjekësi Ligjore.
Ndërkaq, zëvendësdrejtori Naim Uka të premten dha dorëheqje.
Osmani: Në territorin e Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani i është kundërpërgjigjur kërcënimeve të politikanëve të Serbisë ndaj Kosovës, të cilët kanë thënë se do të shqyrtojnë dërgimin e 1.000 forcave të sigurisë në Kosovë.
“Kërcënimi i hapur për agresion policor e ushtarak nga ana e Serbisë dëshmon se në atë shtet vazhdon mendësia hegjemoniste. Kjo duhet të refuzohet e kundërshtohet qartë nga e gjithë bota demokratike, e cila i dha goditjen më të fuqishme kësaj mendësie pikërisht në vitin 1999.
Plagosja e mbrëmshme e një pjesëtari të Policisë së Kosovës është veprim kriminal dhe i orientuar kundër rendit kushtetues e sovranitetit të Kosovës si dhe kundër veprimeve për sundim të rendit e ligjit. Gjithashtu, sulmet ndaj gazetarëve përbëjnë cenim flagrant të të drejtës për informim të lirë.
Autorët e këtyre krimeve, urgjentisht të sillen para drejtësisë, ndërkaq institucionet e drejtësisë duhet të veprojnë menjëherë.
Në territorin e Republikës së Kosovës kurrë më nuk do të ketë policë dhe ushtarë të Serbisë! Ëndrra hegjemoniste e Serbisë nuk do të jetësohet kurrë!”, theksoi Osmani.
Miratohet në parim Projektligji për pagat në sektorin publik
Në seancën e së premtes të Kuvendit të Kosovës është miratuar në lexim të parë Projektligji për pagat në sektorin publik. Për kanë votuar 68 deputetë, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka thënë se ky projektligj do të shqyrtohet edhe nga komisionet përkatëse.
“68 deputetë kanë votuar për këtë projektligj, 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Kërkojmë nga komisioni funksional dhe komisionet e përhershme që ta shqyrtojnë dhe t’ia paraqesin kuvendit raportin me rekomandime”, ka thënë Konjufca.
Opozita edhe pse i ka dhënë mbështetje këtij projektligji, megjithatë ka kërkuar që të bëhen ndryshime në mes dy leximeve.
Sipas prezantimit të projektligjit nga ana e Qeverisë, me të zvogëlohet hendeku mes pagës më të ulët dhe më të lartë në vend.
Siç është prezantuar, koeficienti më i lartë do të jetë 18 për presidentin, ndërsa më i ulëti do të jetë 3.78. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndërpritet pragu i alarmimit në Strumicë
Sulmohen me kaçavidë dy persona në Deçan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje dhe një tjetër arratiset
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Për 24 orë raportohen dy vdekje, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Podujevë - rastet po hetohen
Zyrtari amerikan, Richard Verma pritet në takim nga presidentja Osmani
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025