LAJMI I FUNDIT:

Shënoi me panenka për ta eliminuar Spanjën, tifozët mendojnë se Hakimi ia kushtoi festimin e tij Ramosit

Shënoi me panenka për ta eliminuar Spanjën, tifozët mendojnë se Hakimi ia kushtoi festimin e tij Ramosit

Tifozët mendojnë se Achraf Hakimi i bëri një nderim Sergio Ramos me festimin e tij duke vallëzuar pasi Maroku e eliminoi Spanjën nga Kupa e Botës “Katar 2022”.

Maroku shkaktoi një tronditje në Kampionatin Botëror duke eliminuar Spanjën me penallti , duke fituar 3-0 në “Education City Stadium” të martën pasdite.


Hakimi shënoi penalltinë fituese, duke shndërruar në gol një goditje të ftohtë me panenka përpara se të festonte me vallëzimin e njohur si ‘waddle’, e cila është bërë një trend viral nga Jaylen Waddle.

Tifozët në rrjetet sociale janë të bindur se festimi i marokenit ishte një shenjë për Ramos, i cili jo vetëm që bën të njëjtën festë, por edhe nuk u ftua fare nga skuadra e Spanjës për Kupën e Botës.

“Me Panenkën e tij, Hakimi jo vetëm që eliminoi Spanjën nga Kupa e Botës, por ai festoi edhe si Sergio Ramos. Një përgjigje e përshtatshme për Enrique, i cili nuk e zgjodhi Ramos, pavarësisht se ai filloi të gjitha ndeshjet me PSG-në dhe ishte i pamposhtur në të gjitha”, ka shkruar një përdorues në Twitter.

“I lindur dhe i rritur në Madrid, e quajti Sergio Ramos si mbrojtësin më të mirë pasi nuk u ftua nga skuadra e Spanjës për Kupën e Botës dhe vazhdoi të shënonte e panenka si Ramos dhe bëri festën e tij të veçantë pasi eliminoi Spanjën…”, shkroi një tjetër tifoz.

“Jo  vetëm që Hakimi e mposhti Spanjën, ai gjithashtu bëri një nderim për Sergio Ramos” dhe “Sapo kuptova se është festimi që Hakimi bën me Ramos gjatë gjithë kohës”, ishin disa nga komentet tjera të tifozëve në rrjetet sociale.

Ndryshe, Hakimi dhe Ramos janë miq të mirë te skuadra e Paris Saint-Germain, por njihen nga koha e tyre te Real Madridi, ku spanjolli ishte legjendë për shumë vite dhe marokeni luajti disa ndeshje me ekipin e parë pasi erdhi nga akademia. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Kalo në kategori