LAJMI I FUNDIT:

Katër favoritët për ta fituar Botërorin, sipas Messit

Katër favoritët për ta fituar Botërorin, sipas Messit
(Foto: Getty Images)

Lionel Messi ka thënë emrin e katër skuadrave favorite që mund ta fitojnë Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Superylli argjentinas shënoi njërin nga golat e përfaqësueses së tij në fitoren ndaj Australisë në 1/8 e finales dhe janë kualifikuar në çerekfinale, ku do të luajnë ndaj Holandës.


“(Argjentina) është një nga kandidatët. Argjentina është një fuqi e futbollit dhe gjithmonë është ndër më të mirët. E dinim se ne ishin një prej kandidatëve, por duhej ta dëshmonim në fushë dhe këtë e bëmë ndaj Australisë”, ka thënë sulmuesi i Paris Saint-Germainit para gazetarëve.

(Foto: Getty Images)

Në vijim, 35-vjeçari është pyetur për skuadrat tjera konkurrente në këtë turne.

“Ne e shikojmë gjithë Kampionatin Botëror dhe të gjitha ndeshjet që mundemi. Brazili po luan mirë, përkundër humbjes nga Kameruni. Ata mbesin ndër favoritët më të mëdhenj”.

Franca po luan po ashtu mirë, si edhe Spanja – përkundër humbjes nga Japonia – është një skuadër që luan shumë mirë, që është shumë e qartë në atë që bën dhe është shumë vështirë t’ia marrësh topin, sepse e kontrollojnë posedimin për një kohë të gjatë. Do të jetë vështirë t’i mposhtësh”, ka theksuar Messi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori