LAJMI I FUNDIT:

Po shkëlqen në Kupën e Botës, Gakpo flet për një transferim të mundshëm të janar

Po shkëlqen në Kupën e Botës, Gakpo flet për një transferim të mundshëm të janar

Ylli i Përfaqësueses së Holandës, Cody Gakpo po shkëlqen në Kupën e Botës “Katar 2022” dhe emri i tij vazhdon të përflitet shumë rreth një largimi të mundshëm nga PSV Eindhoven në afatin kalimtar dimëror.

Gakpo është ylli i Holandës në Kupën e Botës, duke shënuar tri gola në tri ndeshjet e para të grupit.


Sulmuesi i gjithanshëm luajti mirë edhe në ndeshjen e 1/8-tës ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por pa arritur të shënoj apo asistoj.

Megjithatë, emri i Gakpos vazhdon të jetë njëri nga më të përfolurit dhe holandezi po lidhet me një transferim gjatë janarit.

23-vjeçari nuk ka hezituar të flasë rreth kësaj çështje, por ka konfirmuar se është i fokusuar në Kupën e Botës.

“Duhet të jem i sinqertë, nuk po mendoj për këtë tani. Jam i fokusuar në Kupën e Botës, dua të vazhdoj të performoj mirë”, ka thënë fillimisht Gakpo për The Athletic.

“Shpresojmë që kur të bëhemi kampionë të botës, mund të mendojmë për gjëra të tjera”, përfundoi ylli holandez. /Telegrafi/