LAJMI I FUNDIT:

Formacioni më i mirë i fazës së grupeve në “Katar 2022”

Formacioni më i mirë i fazës së grupeve në “Katar 2022”

Portali Telegrafi.com apo më saktë redaksia e sportit ka përpiluar një formacion me lojtarët më të mirë të fazës së grupeve në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kampionati Botëror në Katar nisi me 19 nëntor dhe më 2 dhjetor (e premte) u mbyll faza e grupeve.


Shumica e favoritëve kaluan tutje, por kishte edhe befasi siç ishte eliminimi i Gjermanisë dhe Belgjikës.

Franca, Argjentina, Anglia, Brazili, Portugalia, Spanja, Zvicra, SHBA-të, Kroacia, Holanda, Senegali, Australia, Japonia, Koreja e Jugut, Polonia dhe Maroku kaluan në fazën e eliminimit direkt.

Por, kush ishin më meritorët dhe lojtarët më të dalluar gjatë tri ndeshjeve të fazës së grupeve në Katar?

Telegrafi Sport ka përpiluar një formacion me lojtarët më të mirë të fazës së grupeve, në bazë të paraqitjeve dhe statistikave dhe i ka vendosur në një rreshtim 4-3-3.

Në portë është portieri i Polonisë, Wojciech Szczesny, që bëri paraqitje të mëdha, duke pritur edhe dy penallti, në fitoren e ekipit të tij ndaj Arabisë Saudite (2-0) dhe ndaj Argjentinës. Ai pranoi dy gola, të dy nga argjentinasit, por ishte më meritori që Polonia u fut në mesin e 16-të më të mirëve.

Mbrojtja vjen me katër, ndërsa në krahun e djathtë është Achraf Hakimi, që ishte motor i Marokut në fazën e grupeve me veprimet e tij në krahë. Në qendër janë Kalidou Koulibaly i Senegalit dhe Josko Gvardiol i Kroacisë.

Kapiteni i Senegalit ishte i jashtëzakonshëm dhe shënoi edhe golin në ndeshjen vendimtare të fundit të fazës së grupeve ndaj Ekuadorit. Kroati ka qenë ‘hit’ deri më tani në këtë Kampionat Botëror, për mbrojtjen e treguar, por edhe lojën me këmbëm. Në të majtë është i palodhuri i Spanjës, Jordi Alba, i cili kishte dy asistime në tri ndeshje.

Mesfusha vjen me tre, ku në qendër të saj është Casemiro i Brazilit, që përveç paraqitjes së mirë ndaj Zvicrës ku shënoi edhe golin e fitores, ai edhe në ndeshjen e parë kishte paraqitje të mirë, ndërsa pushoi në ndeshjen e tretë.

Në krahë të tij është kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, i cili ka luajtur në tri ndeshje radhazi nga 90 minuta pa u zëvendësuar asnjë moment. Ishte ndër lojtarët kryesor në fitoret ndaj Kamerunit dhe Serbisë, me lojën e tij me top, por edhe luftën e pa kompromis dhe rikuperimin e topit.

Më i avancuar është ylli i Portugalisë, Bruno Fernandes, i cili shënoi një herë ndaj Ganës dhe dy heë ndaj Uruguait. Ai është lider i kësaj Portugalia që kërkon të futet të paktën deri në gjymsfinale.

Sulmi vjen me tre, ku në krahun e djathtë është ylli i ri i Holandës, Cody Gakpo, që ka shënuar në tri ndeshje radhazi në Katar 2022. Ai duket të jetë lojtari kryesor i Holandës.

Në qendër është Lionel Messi që shëoi ndaj Arabisë Saudite fillimisht, kurse ndaj Meksikës luajti në të gjitha pozitat e sulmit, ndërsa shënoi dhe asisitoi në fitoren 2-0. Ndaj Polonisë edhe pse humbi penallti, paraqitja e tij u konsiderua shumë e mirë.

Në krahun e majtë është ylli i Francës, Kylian Mbappe, që shënoi një herë ndaj Australisë dhe dy herë ndaj Danimarkës, ndërsa ishte rrezik konstant për këto dy skuadra. Ai ishte në bankë në ndeshjen e tretë të fazës së grupeve.

Faza e eliminimit direkt për “Katar 2022” kanë filluar gjatë ditës së sotme (e shtunë). /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori