LAJMI I FUNDIT:

Futbolli i Kosovës në zi pas vdekjes së talentit 17-vjeçar Erion Kajtazi, kujtohet nga klubi i tij Trepça ’89, FFK dhe klubet tona

Futbolli i Kosovës në zi pas vdekjes së talentit 17-vjeçar Erion Kajtazi, kujtohet nga klubi i tij Trepça ’89, FFK dhe klubet tona

Futbolli i Kosovës është në zi, pasi talenti 17-vjeçar i Trepçës ’89, Erion Kajtazi, ka vdekur në fushën e lojës të shtunën pas një arresti kardiak.

Lajmi është konfirmuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, Trepça ‘89 dhe Emergjenca e Spitalit të Prizrenit.


Kajtazi, që veshi edhe fanellën e Përfaqësueses së Kosovës U17, gjatë ndeshjes kundër A&N në Prizren ra në tokë pa vetëdije.

Siç ka njoftuar FFK-ja, mjekët e të dyja skuadrave bën përpjekje maksimale për t’ia shpëtuar jetën talentit 16-vjeçar, por ishte e pamundur. Mjekët konstatuan vdekjen që ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Reagim emocional pati klubi ku luante Kajtazi. Presidenti i Trepçës ’89, Abedin Zeka, është shprehur i shokuar me vdekjen e 17-vjeçarit. Zeka ndër të tjera shkroi se po planifikonin transferimin e Kajtazit në Evropë në një të ardhme të afërt.

“Nuk gjejmë fjalë për të shkruar për ty, Erion. U rrite me të gjitha grupmoshat te ne. Ne planifikuam që në një të ardhme të afërt të realizojmë transferimin tënd në Evropë e se vjen kjo ditë të ndahemi nga ti, vetëm fizikisht, por jo edhe emocionalisht e shpirtërisht. Eri, siç të thërritshim të gjithë, do të mbetesh gjithmonë në mendjen tonë i dashur, i buzëqeshur, i afërt me të gjithë shokët dhe në përgjithësi klubin tonë”, thuhet në reagimin e presidentit të klubit mitrovicas.

Kreu i FFK-së, Agim Ademi, e përshkroi si lajm tronditës vdekjen e talentit 17-vjeçar, për të cilin thotë se iu ndalën ëndrrat futbollistike në gjysmë.

“Thellësisht i tronditur nga ndarja e parakohshme nga jeta e futbollistit të FC Trepça’89 dhe anëtarit të ekipeve të grupmoshave të Kombëtares së Kosovës, Erion Kajtazi. Një lajm që na tronditi dhe preku zemrat e gjithsecilit prej nesh si komunitet i futbollit, por edhe opinionin e Kosovës në përgjithësi. Vdekja e parakohshme i ndali në gjysmë ëndrrat e tij rinore dhe futbollistike. Erioni ndërroi jetë në fushën e gjelbër, aty ku filloi ta jetësonte ëndrrën e tij për t’u bërë një futbollist i madh, me të cilin do të krenohej jo vetëm familja, por edhe i gjithë kombi”, ka shkruar Ademi në profilin e tij në Facebook, duke i shprehur ngushëllime familjes së lojtarit, klubit Trepça ’89 dhe tërë komunitetit të futbollit.

Ngushëllime për vdekjen e Kajtazit patën edhe klubet kosovare.

Ballkani, Prishtina, Gjilani, Drita, Dukagjini, Ferizaj dhe të tjerat, i dërguan telegram ngushëllimit familjes së lojtarit, klubit Trepça ’89 e komunitetit të futbollit./Telegrafi/ 

Në trend Sport

Më shumë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City

Premier League
Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Chelsea kontakton trajnerin i cili ka bërë ‘revolucion’ në futboll me sistemin 2-7-2

Premier League
Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Milani në listën kryesore ka tre trajnerë portugezë – në krye të saj ish ylli i Interit

Serie A
Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Nuk dështuan vetëm me Harry Kane, Ten Hag tregon mesfushorin perfekt që do të bashkëpunonte me Casemiron

Premier League
Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

Mbappe ‘konfirmon’ transferimin te Real Madridi, bleu vilën e legjendës së Los Blancos

La Liga
Kalo në kategori