LAJMI I FUNDIT:

“Kurti terrorist”, deputetja e PD-së: Vuçiq prishi çdo lloj ekuilibri, gjuhë komuniste

“Kurti terrorist”, deputetja e PD-së: Vuçiq prishi çdo lloj ekuilibri, gjuhë komuniste

Deputetja e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Jorida Tabaku u shpreh sot në një intervistë për Euronews Albania se është e papranushme të quash terrorist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ajo tha se deklarata e fundit të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit ka prishur çdolloj ekuilibri.

“Ka qenë e papranueshme quajtja terrorist e kryeministrit të Kosovës nga ana e Aleksandër Vuçiq. Kjo prish çdo lloj ekuilibri. Nuk është i pranueshëm për asnjë qytetar. Shqipëria duhet të reagonte dhe ta dënonte këtë gjuhë është komuniste dhe bolshevike. Ky diskutim që bëri Vuçiq që nuk do vinte në Tiranë dhe Europa nuk na do. Po mban të njëjtin qëndrim si Rama m e samitin e korrikut. Ta shohim javës tjetër nëse do jetë vetë një presion”, u shpreh Tabaku.


Vuçiq e ka quajtur terrorist kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Një ditë më parë, presidenti serb tha gjithashtu se askush nga Serbia nuk do të jetë në Tiranë në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 6 dhjetor për shkak të, siç tha ai, reagimit “të turpshëm” të BE-së për emërimin e Nenad Rashiçit si ministër në Qeverinë e Kosovës.

Më 6 dhjetor mbahet samiti i parë mes liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor që do të zhvillohet në Tiranë.

Në faqen zyrtare të Këshillit të Bashkimit Evropian thuhet se samiti është një mundësi për të rikonfirmuar rëndësinë kyçe të partneritetit strategjik midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, një rajon me një perspektivë të qartë të BE-së. /Telegrafi/