Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier i është drejtuar sot Kuvendit të Shqipërisë, ku ka shprehur kënaqësinë e tij për vizitën dy ditore në Tiranë.
Gjatë fjalës së tij, Steinmeier vuri në dukje lidhjet e forta mes dy vendeve dhe konfirmoi mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë.
“Është kënaqësi të jem sot pranë jush, në Tiranë, në këtë qytet rinor, dinamik në këtë qytet vërtet evropian. Tirana është Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022. Çfarë do t’i shkonte më shumë se ky titull tani që e ardhmja e Shqipërisë është duke u konsoliduar. Më në fund, pas 2 vitesh pandemi dhe kur bota është një tjetër në shumë drejtime, mund të jem sërish këtu, në vendin tuaj, i cili i përkushtohet Ecropës pothuajse në mënyrë empatike”, ka thënë presidenit gjerman.
“Gjermania dhe Shqipëria janë të lidhua prej dekadash, ngushtësisht. E kemi mbështetur vendin tuaj kur u çliruat prej diktaturës staliniste të Hoxhës dhe ju mbështesim në zhvillimin ekonomik të vendit tuaj. Më shumë se 70 mijë shqiptarë jetojnë tashmë në Gjermani”, tha presidenti.
Ai shtoi se masat që janë marrë në kuadër të Procesit të Berlinit do të ndihmojnë vendet e rajonit dhe tregu i përbashkët do e çojë para Ballkanin Perëndimor.
“Kam parë me gëzim se si shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë vendosur në kuadër të procesit të Berlinit masa të reja që e kanë përmirësuar që tani jetën e rajonit në mënyrë praktike dhe konkrete. Së shpejti do mjaftojë vetëm dokumenti i identifikimit për të kaluar kufijtë e rajonit, do njihen diplomat. Tregu i përbashkët do i çojë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Steinmeier.
Teksa ka komentuar hapjen e bisedimeve me BE, presidenti gjerman u shpreh se 19 korriku ishte një gur kilometrazhi për Shqipërinë në Bashkimin Evropian dhe për këtë ai shprehu entuziazmin se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tonë.
Steinmeier tha se, rruga drejt BE-së do të vijojë të jetë ambicioze, ndërsa u bëri thirrje palëve që të punojnë përtej llogoreve mes opozitës dhe qeverisë, e për këtë shprehu mbështetjen maksimale të Gjermanisë.
Gjatë fjalës që pati në parlament përpara deputetëve, Steinmeier u bëri thirrje të gjithë atyre që dyshojnë në Bashkimin Evropian që të vijnë në Shqipëri dhe të “infektohen” me shpirtin pro-evropian.
“Më enuziazmon fakti të nderuar zotërinj dhe zonja deputete se sa shumë ndihet shpirti evropian në vendin tuaj. Dëshiroj që në një farë mënyrë t’u bëj thirrje të gjithë njerëzve që kanë dyshime për BE-në që në njëfarë mënyre kanë humbur nga sytë dimensionin historik të projektit evropian, dëshiroj t’i bëj thirrje të gjithë atyre, ejani në Shqipëri dhe lejoni të “infektoheni”, në një farë mënyrë, këtu sërish me shpirtin pro-evropian”, u shpreh Steinmeier.
Gjatë fjalës së tij, Steinmeier përmendi edhe një tjetër lidhje mes dy kombeve, atë të futbollit.
Steinmeier nënvizoi se lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar gjithmonë Bundesligën gjermane me talentin e tyre, si Mërgim Mavraj apo Altin Rraklli.
“Ka edhe një fushë tjetër ku gjen shprehje lidhja jonë e ngushtë, miqësia në futboll. Lojtarët shqiptarë e kanë pasuruar gjithmonë Bundesligën tonë me talentin e tyre, si Mërgim Mavraj apo Altin Rraklli apo edhe trajneri gjerman i Vllaznisë. Dhe kjo i çon marrëdhëniet tona para”, u shpreh presidenti gjerman. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnaliza e "Octupus": Si po synon Serbia destabilizimin e Kosovës përmes luftës hibride
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Arrestohet shqiptarja në Londër, shkoi në protestat pro Palestinës
“Nuk ka përplasje mes ushtrive”, Serbia ashpërson luftën hibride kundër Kosovës
Elek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë