LAJMI I FUNDIT:

Situatë e tensionuar te Belgjika

Situatë e tensionuar te Belgjika

Skuadra e Belgjikës do të mbahet mend më mirë në këtë Kampionat Botëror për prishjen e atmosferës në dhomën e zhveshjes se sa rezultatet e tyre aktuale, pasi u shfaq lajmi se lojtarët si Kevin de Bruyne, Jan Vertonghen dhe kapiteni Eden Hazard u përplasën pas humbjes së tyre të fundit.

Fitorja mahnitëse 2-0 e Marokut në fazën e grupeve ndaj belgëve në Katar të dielën qartësoi nervozizmin e skuadrës, pasi raportohet se grindjet e dhunshme u shfaqen në zhveshtore.


Tensionet ishin tashmë të larta pasi ylli i Manchester City, De Bruyne u tha gazetarëve para ndeshjes se Belgjika ishte ‘ndoshta shumë e vjetër’ për të fituar Kupën e Botës.

Vertonghen (në mes) u zemërua nga komentet mosrespektuese të De Bruyne para ndeshjes

Këto tensione tani duket se kanë arritur pikën e vlimit pasi tre veteranët e ekipit kombëtar lanë nervat e tyre të shpërthejnë ndërsa skuadra e Roberto Martinez u mposht ndaj marokenëve, sipas RTL Sport.

Sulmuesi i Chelseat, Romelu Lukaku, i huazuar te Interi, iu desh të ndante shokët e tij të skuadrës, ndërsa lojtarët e dëshpëruar përpiqeshin të qetësonin situatën brenda stadiumit “Al Thumama”.

De Bruyne ishte lojtari i vetëm që nuk u mbajt në një grumbullim para ndeshjes me shokët e tij të skuadrës

‘Brezi i artë’ i Belgjikës mbërriti në Katar i vendosur për të përmbushur potencialin e tyre, por fatkeqësisht, harmonia e ekipit duket të jetë një pikë pengese në kërkimin e tyre për sukses.

Situata e ngarkuar emocionalisht në dhomën e zhveshjes midis disa prej yjeve më të njohur të skuadrës mund të rezultojë katastrofike në ndeshjen e tyre të fundit të fazës së grupeve kundër nënkampionit të vitit 2018, Kroacisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori