Në nderim të 110 vjetorit të Pavarësisë, kuvendet e Kosovës dhe Shqipërisë ishin organizatorë të mbledhjes së përbashkët, e para e këtij lloji deri më tani.
Që prej janarit të vitit 2014 kur është realizuar takimi i parë i qeverive në Prizren, numri i marrëveshjeve të bashkëpunimit të nënshkruara në këto takime ka tejkaluar 100.
Nëse merren parasysh vendet e Ballkanit Perëndimor, Kosova eksporton më së shumti mallra në Shqipëri. Ky eksport është në rritje nga viti në vit, por vlera e tij është ende e ulët në krahasim me importin, mirëpo tregtia në të dy anët vazhdon të rritet.
Kosova është e rëndësishme për eksportet shqiptare, duke u renditur e treta, pas Italisë e Gjermanisë. Vendi ynë është nga të paktat shtete, me të cilat Shqipëria ka bilanc tregtar pozitiv, ku eksportet janë më të larta sesa importit.
Vendi ynë eksporton në Shqipëri kryesisht mbeturina dhe copëza me përmbajtje hekuri, hekur të përpunuar, pije alkoolike dhe joalkoolike, ndërsa nga Shqipëria importon shufra hekuri dhe çeliku, material ndërtimor, produkte të naftës dhe rrymë elektrike.
Nga të dhënat e tregtisë së jashtme, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), del se importi ashtu edhe eksporti me Shqipërinë ishte në vitin 2021, me 266 milionë euro e 858 mijë euro përkatësisht 111 milionë euro e 329 mijë euro.
Që nga viti 2010 deri më 2021, eksportet e Kosovës në drejtim të Shqipërisë kanë qenë 693 milionë euro e 126 mijë euro, ndërsa importet ishin 1 miliard euro e 829 milionë euro.
Raporti për vitin 2021, tregon një rritje të eksporteve kosovare në drejtim të Shqipërisë prej 1 për qind krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Gjatë 2021-së, kompanitë kosovare në drejtim të tregut shqiptar eksportuan 111 milionë euro nga 110 milionë euro që ishte një vit më herët. Krahasuar me vendet e CEFTA-së, Shqipëria merr pjesë me 14.7 për qind të eksporteve, ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 11.5 për qind, Serbia me 5.9 për qind dhe Mali i Zi me 3.2 për qind, nga totali prej 278 milionë euro.
E kundërta po ndodh me importet shqiptare drejt tregut të Kosovës. Për këtë vit, nga Shqipëria janë importuar 267 milionë euro nga 191 milionë euro që ishte gjatë 2020-së. Importet nga vendet e CEFTA-së në këtë muaj arritën në 893 milionë euro. Serbia vazhdon të mbetet vendi me pjesëmarrje më të lartë për import më 6.54 për qind, pasuar nga Shqipëria me 5.7 për qind, Maqedonia e Veriut me 5.2 për qind dhe Bosnja e Hercegovina me 1.1 për qind.
Hekuri i përpunuar dhe mbeturinat me përmbajtje të tyre janë produktet që Kosova eksporton më së shumti në drejtim të Shqipërisë, që përbëjnë 37 milionë euro nga totali, ndjekur nga pijet alkoolike dhe jo alkoolike me një pjesëmarrje prej 15 për qind.
Po ashtu, hekuri është produkti kryesor që kompanitë shqiptare e sjellin në Kosovë. Gjatë 2021-së, janë importuar shufra hekuri dhe çeliku në vlerë prej 123 milionë euro. Në drejtim të vendit tonë janë sjellë 31 milionë euro gëlqere, cement dhe material ndërtimor i fabrikuar. Për këtë vit janë importuar 10.5 milionë euro, me një rritje prej 99 për qind, krahasuar me 2020-në.
Instituti GAP, Instituti Riinvest dhe Qendra Shqiptare për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare (ACIT), kërkojnë zbatimin e marrëveshjeve të kaluara tregtare.
Këto organizata kanë publikuar dy studime mbi marrëveshjet tregtare mes dy shteteve, një nga perspektiva e Kosovës me titull “Potenciali tregtar Kosovë-Shqipëri” dhe tjetri nga perspektiva e Shqipërisë “Dy shtete një ekonomi”.
Rekomandimet e dala nga këto dy studime përfshijnë pikërisht zbatimin e marrëveshjeve, eliminimin e barrierave dhe shfrytëzimin e potencialeve ekzistuese.
Studimet rekomandojnë, mes tjerash ngritjen e një strukture dypalëshe të qëndrueshme, me përfaqësi politike dhe teknike, me mandat të qartë dhe me detyrë monitorimin dhe shpejtimin e zbatimit të marrëveshjeve, heqja e barrierave dhe ndjekjen e hapave të tjerë drejt integrimit ekonomik; harmonizimin e legjislacionit për taksat dhe akcizat; heqjen e barrierave ekzistuese në kuadër të vendosjes dhe themelimit të biznesit në të dy vendet; krijimin e instrumenteve të përbashkëta (sikurse Fond i Përbashkët Investimi); si dhe plotësimin e vendimit për përdorimin e Portit të Durrësit nga Dogana e Kosovës për eksport dhe jo vetëm për import. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje