LAJMI I FUNDIT:

Sulmi racist verbal mbi ushtarët amerikanë në Poloni: Qëndroni larg femrave të bardha

Sulmi racist verbal mbi ushtarët amerikanë në Poloni: Qëndroni larg femrave të bardha

Përdoruesit e rrjeteve sociale janë shokuar pas publikimit të një video, ku shihet sesi një burrë në mënyrë verbale shqetëson dhe në baza racore fyen ushtarët amerikanë.

Në videon që është shikuar më shumë se 1.3 milion herë që nga publikimi në Twitter, shihet një grup i pjesëtarëve të ushtrisë amerikane të uniformuar që shëtisin nëpër një qendër tregtare në Poloni, transmeton Telegrafi.


Personi që filmon dhe përcjell ushtarët, fillon t’i ofendojë. Ai nuk dukej që ishte polak, e bazuar në theksin dukej sikur ishte kanadez apo amerikan.

E pavarësisht se nuk ishte shtetas polak, personi që filmon vazhdon t’i shqetësojë ushtarët, duke ua bërë të qartë se nuk janë të mirëseardhur në Poloni.

Madje i pyet nëse kanë shkuar të “përhapin sodomi”. E personi që filmon vazhdon t’i fyej duke u fokusuar në ushtarin me ngjyrë të cilit i thotë se duhet të “qëndrojë larg femrave të bardha”.

Drejtori i zyrës për marrëdhënie me media pranë ushtrisë amerikane, Terence Kelley ka thënë se po analizojnë videon për të përcaktuar autenticitetin, dhe ka falënderuar ushtarët që nuk kanë reaguar fare në këtë situatë.

“Falënderojmë të gjithë ushtarët që tregojnë disiplinë dhe janë të përmbajtur kur ballafaqohen me provokime të tilla”, shtoi Kelley. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Turqia ndalon të gjithë tregtinë me Izraelin për shkak të luftës në Gaza - vjen reagimi i Tel Avivit

Botë
Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Ndërpriten mijëra fluturime - Rusia akuzohet se po ndërhyn në sistemet e navigimit të aeroplanëve në Evropë

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Lufta në Ukrainë nuk duket se do të përfundojë së shpejti – paralajmëron shefja e inteligjencës kombëtare amerikane

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Kalo në kategori