Në kuadër të fushatës 16 Ditët e Aktivizimit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore, KEDS e KESCO po organizojnë një sërë aktivitetesh dhe instalacionesh brenda hapësirave të ndërtesës, duke përdorur ngjyrën e portokalltë si simbol global të kësaj fushate.
Përveç mesazheve vetëdijesuese, para hyrjes së ndërtesës është vendosur edhe një baner, në të cilin ftohen punonjësit tanë dhe konsumatorët të shkruajnë mesazhet e tyre kundër dhunës.
Këtë herë fushata do të jetë shumë më gjithëpërfshirëse, meqë këtë muaj KESCO ka shpërndarë edhe fatura me mesazhe kundër dhunës.
Për këtë, KEDS dhe KESCO i janë bashkuar thirrjes nga Ministria e Drejtësisë për të vendosur mesazhin vetëdijesues: “Thyeje heshtjen, raportoje dhunën”, në faturat e konsumatorëve, përgjatë këtij muaji.
Kjo fushatë botërore fillon sot më 25 nëntor, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ndërsa përfundon më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, dhe këto data janë përzgjedhur për të kujtuar se të drejtat e grave janë të drejta të njeriut dhe ato duhet të promovohen e të mbrohen nga e gjithë shoqëria.
Të gjithë ne, si shoqëri, duhet të kontribuojmë për adresimin dhe eliminimin e diskriminimit dhe t’i japim fund kësaj dukurie.
KEDS dhe KESCO organizojnë çdo vit aktivitete të ndryshme gjatë fushatës globale kundër dhunës me bazë gjinore dhe janë promovues të vazhdueshëm të të drejtave të grave, duke qenë edhe nënshkrues të 7 parimeve të “UN Women” për arritjen e barazisë gjinore në vendin e punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAnëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe