LAJMI I FUNDIT:

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusisë i janë shfaqur probleme me dronët iranianë

Ministria britanike e Mbrojtjes: Rusisë i janë shfaqur probleme me dronët iranianë

Ministria britanike e Mbrojtjes ka publikuar raportin më të fundit sa i përket situatës në Ukrainë.

Në të thuhet se nga shtatori, Rusia ka lansuar qindra dronë iranianë kundër ukrainasve, transmeton Telegrafi.

Gjithashtu është bërë e ditur se bëhet fjalë për një përzierje të aeroplanëve të përdorur për sulme të njëhershme dhe sisteme tradicionale që mund të përdoren për sulme të shumta.


“Rusia në masë të madhe ka përdorur këtë armë kundër objektivave taktike ushtarake dhe rrjetin energjetike të Ukrainës”, thuhet ndër tjera në raportin e inteligjencës britanike, që shtuan se rusët përdorën dronët iranian për sulme mbi qendra medicinale.

Sulmet me dronë kamikaz nuk janë regjistruar që nga 17 nëntori, duke theksuar se Rusia ka një problem me dronët iranianë.

Në fakt siç vlerëson inteligjenca britanike, bëhet fjalë për mungesë të rezervave të këtyre fluturakeve pa pilot.

“Rusia ka mbetur pa dronë, dhe për këtë këmbëngulë në dërgesë tjetër”, bëjnë të ditur ekspertët britanikë të sigurisë. /Telegrafi/