LAJMI I FUNDIT:

Johnson kritikoi Gjermaninë për luftën në Ukrainë: Shpresonin për një humbje të shpejtë të Ukrainës

Johnson kritikoi Gjermaninë për luftën në Ukrainë: Shpresonin për një humbje të shpejtë të Ukrainës

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson gjatë një interviste dhënë për CNN, ka folur për fillimet e agresionit rus kundër Ukrainës – duke theksuar se në vendet evropiane gjatë shkurtit ka pasur mendime të ndryshme për sulmin rus.

Johnson tha se Franca dhe Gjermania kishin interpretime krejtësisht të ndryshme në krahasim me vendet e tjera, transmeton Telegrafi.


“Pikëpamja gjermane në një fazë ishte se ata thanë ‘nëse duhet të fillojë lufta, e cila do të ishte një katastrofë, atëherë do të ishte më mirë nëse e gjithë puna të përfundonte shpejt dhe Ukraina të dorëzohej’. Unë mendoj se kjo ishte një qëndrim katastrofik, por mund ta kuptoj pse menduan kështu”, tha Johnson.

Si një nga arsyet e të menduarit të Gjermanisë, Johnson përmendi varësinë energjetike të vendit nga Rusia. Një vend tjetër, qasjen e të cilit ish-kryeministri britanik e kritikoi, ishte Franca.

“Mos kini dyshim, francezët kanë mohuar deri në minutën e fundit për atë që po ndodhte në terren”, shtoi Johnson.

Vendi i tretë të cilit ai iu referua ishte Italia, e drejtuar në atë kohë nga kryeministri Mario Draghi.

“Qeveria e tij thoshte në atë kohë se nuk do të ishte në gjendje të mbështeste qëndrimin që ne po marrim, duke pasur parasysh se Italia mbështetet masivisht në energjinë ruse”, tha ndër tjera Johnson.

Megjithatë, kur filloi lufta, Johnson tha se qëndrimet në të gjithë Evropën ndryshuan shumë shpejt.

“Ajo që ndodhi ishte se të gjithë, gjermanët, francezët, italianët, amerikanët, panë se thjesht nuk kishte alternativë tjetër. Thjesht nuk mund të negocioni me Vladimir Putinin. Kjo është gjëja kryesore. Unë i jap meritat mënyrës se si BE-ja veproi. Sanksionet ishin të forta dhe përgjigje e përbashkët”, tha ish-kryeministri britanik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Kalo në kategori