LAJMI I FUNDIT:

Gjermania po zhvillon negociata sekrete me Iranin për blerjen e naftës për të hequr qafe varësinë nga Rusia

Gjermania po zhvillon negociata sekrete me Iranin për blerjen e naftës për të hequr qafe varësinë nga Rusia

Kryeekonomisti i bankës pjesërisht shtetërore LBBW në shtetin jugperëndimor të Gjermanisë Baden-Wurttemberg njoftoi se Gjermania po zhvillon negociata sekrete me Republikën Islamike të Iranit për blerjen e naftës iraniane.

“Negociatat intensive po zhvillohen tashmë në prapaskenë me Venezuelën, Iranin ose Algjerinë për të mbuluar nevojat e Gjermanisë për naftë dhe benzinë”, tha Moritz Kraemer, kryeekonomist i Landesbank Baden-Wurttemberg (LBBW).


Komenti i Kraemer u bë në kontekstin e pyetjeve se si Gjermania do të mbulojë nevojat e saj energjetike në dritën e përpjekjeve të vendit për të hequr qafe varësinë e saj nga gazi rus, shkruan jerusalempost.

Bernd Wagner, një zëdhënës i LBBW, i tha Postit se “në parim, LBBW nuk kryen asnjë biznes në lidhje me Iranin”.

I pyetur për deklaratën e Kraemer për bisedimet sekrete me regjimin iranian, Wagner tha se “Duket se ka një keqkuptim. Kryeekonomisti po flet për ekonominë kombëtare, jo për biznesin e LBBW. Kemi një dallim shumë të qartë këtu”.

Është e paqartë se si Gjermania do të blejë gaz nga Irani në këtë kohë për shkak të sanksioneve të SHBA-së në sektorin energjetik të Iranit.

Qeveria gjermane ndoshta parashikon se fuqitë botërore do të arrijnë një marrëveshje bërthamore me Iranin. Marrëveshja bërthamore do të heqë sanksionet ndaj sektorit energjetik të Iranit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Si në filma, policët amerikanë dhe dy persona të armatosur shtien mbi njëri-tjetrin – humbin jetën katër zyrtarë dhe katër tjerë plagosen

Amerika
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Një termet me fuqi prej 4.3 magnitudë godet Kroacinë

Kroacia
Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Dy rezervistë izraelitë të vrarë në qendër të Gazës, u goditën gabimisht nga tanku i IDF-së

Azia
Kalo në kategori