Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka kërkuar që të ketë rritje të pagave prej 30 për qind për punëtorët e sektorit publik.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri në konferencë për medie theksoi se Qeveria e Kosovës ka gënjyer 80 mijë zyrtarë publikë, duke mos e përfshirë Projektligjin për Paga në Buxhetin për vitin 2023.
“Qeveria e Kosovës i ka gënjyer gjithë zyrtarët publikë, duke ju thënë se do sjell Projektligjin e Pagave dhe duke mos vendosur në zbatim Ligjin e Pagave. E kanë luajtur një lojë të ulët, duke i mashtruar rreth 80 mijë punëtorë të zyrtarëve publikë tash e sa kohë. Nga analizimi i buxhetit shohim se as që bëhet fjalë për rritjen e pagave në sektorin publik”, është shprehur Tahiri.
“Kërkesë e jona për Qeverinë është një amandament, ku do të kërkohet rritja lineare e pagave për së paku 30 për qind, deri në miratim të Ligjit të Pagave, përpos zyrtarëve që janë të zgjedhur politikisht”, ka shtuar ai.
Ndërkaq, deputeti Pal Lekaj ka shtuar se në buxhetin për vitin 2023, nuk parashihet askund rritja e pagave.
“Asnjë ngritje e pagave nuk është, nuk ka ngritje të pagave për shërbyesit shëndetësorë, për infermierët, për mësimdhënësit, për policinë e asnjë kategori. Me amendamentin e propozuar, do kooperojmë rritjen e pagave prej 30 për qind për gjithë punëtorët e sektorit publikë. Përndryshe nëse Qeveria prapë nuk vepron, po e shihni se në çfarë gjendje jemi, e shohim me çfarë inflacioni po përballemi. Ky propozim është i përballueshëm për Qeverinë, andaj shpresoj qe do të hasim në mirëkuptim”, ka thënë Lekaj. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFranca është magnet për investitorët e huaj - cilat reforma i bëri për t'i lënë pas Gjermaninë e Britaninë?
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City