LAJMI I FUNDIT:

Veshjet e punës dhe moda: Tri këshilla që mësuam nga Amal Clooney!

Veshjet e punës dhe moda: Tri këshilla që mësuam nga Amal Clooney!

Ndërsa gjithnjë e më shumë kornizat e një veshjeje tipike “serioze” po shpërbëhen, ka ende disa pritshmëri të pashprehura kur bëhet fjalë për veshjet e zyrës

Në fund të fundit, nëse ka diçka që nuk del kurrë nga moda, është një kod veshjeje.


Megjithatë, kjo s’do të thotë se ato veshjet tipike të punës, duhet të jenë shumë serioze dhe të ngurta.

Nëse ju duhet pak frymëzim, le t’i kthejmë sytë nga Amal Clooney.

Stili i saj i veshjeve është mahnitës dhe aspak mbytës. Ajo nuk ka frikë nga ngjyrat apo të luajë me silueta dhe i përzien të gjithë elementët në mënyrë perfekte.

Ja tri këshilla nga “In Style” që duhet t’i keni parasysh, nisur nga stili i saj i veshjes.

GettyImages

Gjeni “kreativen” te “konservatorja”

Clooney duket se qëndron larg veshjeve që tregojnë shumë lëkurë. Ne thjesht nuk mund ta imagjinojmë dot me një “fustan të zhveshur” për shembull.

Megjithatë, vetëm se veshjet e 44-vjeçares janë në një mënyrë tradicionale “profesionale” – kjo nuk do të thotë se ato s’mund të jenë argëtuese dhe interesante.

Një mënyrë se si Clooney i shton pak nga personaliteti i saj veshjes, është nëpërmjet ngjyrave të guximshme. Nëse jo në rroba, atëherë në bizhuteri – por në një mënyrë a një tjetër, ngjyrat janë zakonisht aty, citon Anabel.

GettyImages

Investoni në një palë pantallona të zeza praktike, por të gjithanshme

Nëse do të shtoni ndonjë produkt të miratuar nga Clooney në gardërobën tuaj pasi të keni lexuar këtë artikull, le të jenë një palë pantallona të zeza. Ato jo vetëm që kanë qenë një shtyllë në gardërobën e Clooney-t, por nuk kanë sesi të dalin ndonjëherë nga moda dhe mund t’i vishni në kaq shumë mënyra.

GettyImages

Mos nënvlerësoni asnjëherë një fund “laps”

Nëse nuk jeni tipi i pantallonave, dhe preferoni fustane dhe funde, fundet laps janë të preferuarit e Amal. Me to mund të dukeni pak nga të gjitha: profesionale, serioze, sensuale, një adhuruese e modës, etj. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Ky trend i këpucëve “të lira” ka vërshuar rrugët e Parisit: Një model i papritur takash

Moda
Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Më shumë ka zbuluar se sa ka mbuluar: Manekinia ka veshur me guxim një fustan me dekoltenë më të thellë

Moda
Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Kendall Jenner sfidoi me stil rregullat e modës me veshjen e saj të fundit

Moda
J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

J.Lo sjell ‘manikyrin francez të tejdukshëm’ që duhet ta provosh patjetër

Manikyr dhe pedikyr
Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Anna Wintour me një fustan që femrat e adhurojnë, dizajni do të jetë hit gjatë ditëve të ngrohta

Moda
Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Qindra emra shqiptarë dhe ilirë për fëmijën tuaj

Bebja këtu
Kalo në kategori