Vetura e parë elektrike e prodhimit të Lamborghini do të mbërrijë në vitin 2028 dhe lansimi i saj do të bëhet i mundur me teknologjinë e Grupit Volkswagen.
Duke folur për Auto Express përpara njoftimit financiar të kompanisë për tremujorin e tretë, drejtori ekzekutiv i markës, Stephan Winkleman përsëriti se nuk do të zëvendësojë asnjë linjë modeli aktual, diçka që Lamborghini e konfirmoi më parë.
Ai e përshkroi atë si një “model të katërt që do të jetë më i përdorshëm çdo ditë. Kjo do të thotë një makinë 2+2, me dy dyer me më shumë largësi nga toka”.
Winkleman foli gjithashtu për ndërtimin e makinës me ndihmën e “sinergjive të Grupit Volkswagen siç kishim tashmë me Urus”, që mund të nënkuptojë se vetura në fjalë do të përdorë SSP të Grupit (Scalable Systems Platform), e cila është aktualisht në zhvillim, transmeton Telegrafi.
Ndërkohë, kur Auto Express bisedoi me Rouven Mohr, shef teknik të Lamborghini në prezantimin e fundit të Urus Performante, ai shpjegoi disa nga përfitimet që do të sjellë vetura e parë elektrike e Lamborghini.
“Disa nga shtyllat tona kryesore nga pikëpamja teknologjike përshtaten në mënyrë të përkryer me botën elektrike”, tha ai, duke shtuar, “nëse flasim për integrimin e funksionit të fibrave karbonit, integrimin e baterisë si një pjesë strukturore – kjo është diçka që ju lejon shumë më tepër shkallë lirie nga perspektiva e dizajnit në kuptimin e aerodinamikës”.
Lamborghini do të shpenzojë 1.8 miliard euro për një strategji katërvjeçare elektrifikimi, e cila shumë kohë përpara lansimit të veturës elektrike do të sjellë një zëvendësim hibrid për Aventador që do të arrijë në fillim të vitit 2023, një pasardhës hibrid plug-in Huracan në fund të 2024 dhe një hibrid plug-in Urus SUV në të njëjtin vit, duke përfunduar elektrifikimin e plotë të linjës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTesla e paditi Teslën
BMW Z8 i rrallë do të dal në shitje në janar
Musk thotë se askush nuk do të punësohet në Tesla pa miratimin e tij personal
Bentley Bentayga SUV 2024 nuk do ta përdorë motorin ikonik W12
Volvo pretendon se deri në vitin 2025, makinat elektrike do të jenë po aq të lira sa makinat me benzinë
Ferrari 296 GTB Tempesta i Mansory prodhon 870 kuaj/fuqi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak